|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është mbajtur seanca e radhës në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic, në rastin ku, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Marko Rashiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj, theksoi se në seancën e sotme do të paraqitet mbrojtja e dy të akuzuarve të cilët do të deklarohen.

Seanca ka vazhduar me deklarimin e të akuzuarës Silvana Arsovic.

Në mbrojtjen e saj e akuzuara Silvana Arsovic nga pytjet e av. Jovana Filipovic, lidhur me atë se si e ka njohur tani të ndjerin Oliver Ivanovic, theksoi se e njeh fillimisht nga qyteti, pastaj i njejti ishte politikan. Pastaj shtoi se, në vitin 2016 kishte filluar punën pra, si sektretaresh në zyrën e tani të ndjerit Oliver Ivanovic.

Ndërsa, lidhur me detyrat e saj në zyrën e tani të ndjerit Oliver Ivanovic, thekosi se kishte për detyrë të caktonte mbledhje, të bënte thirrje për personat me të cilët takohej si dhe të dërgonte email-e për ndonjë cështje të caktuar. 

Kurse, lidhur me ditën që ka ndodhur vrasja, e akuzuara theksoi se në atë ditë sikur cdo ditë tjetër ishte nisur për të shkuar në vendin e punës. Po ashtu, shtoi se kishte dëgjuar një thirrje nga jashtë me emërtim Oliver, dhe pastaj kishte vrapuar për të dalë jashtë zyrës, aty kishte vërejtur se Oliveri kishte qenë i shtrirë në afërsi të zyrës.

Tutje, ajo fillimisht kishte menduar se ka pësuar ndonjë atakt në zemër, ka vazhduar pastaj me thirrjen e ambulancës, aty kishte kuptuar se është e vetme dhe nuk është askush afër zyrës. Pastaj kishte arritur ndihma e shpejtë e kanë marrë trupin e Oliverit. Në vazhdim, të kronologjisë së ditës kritike, e akuzuara Silvana Arsovic, shtoi se ka kuptuar pastaj se Oliveri ishte pranuar në spital përkatësishtë në repartin e Kirurgjisë, pastaj kur kanë arritur në spital ka kuptuar se Oliveri është goditur nga arma.

Kurse, lidhur me periudhën pas vrasjes, sa i përket marrëdhënieve me familjen e të ndjerit, theksoi se ata janë jashtë Mitrovice dhe nuk takohet me ta pervec njërit nga fëmijët e tij të cilin e ka përshëndetur kur e ka parë, po ashtu edhe me ish-bashkëshortën e tij, vetëm përshëndeten nuk kanë ndonjë afërsi.

Lidhur me ndonjë emër të përmendur, përgjatë punës në subjektin e Partisë, në cfardo konteksti, që lidhet me ndonjërin nga të pandehurit, ajo shtoi se në prezencën e saj nuk janë përmendur ndonjë herë këta emra.

Në vazhdim, nga pytjet e Prokurorit Special, Burim Cerkini, e akuzuara Silvana Arsovic, lidhur me qasjen e saj në të gjitha zyrat e Partisë, theksoi se po, duke shtuar se kishte qasje edhe në të gjitha paisjet të cilat i kishte shfrytëzuar tani i ndjeri Oliver Ivanovic.

Kurse, lidhur me vendosjen e kamerave të sigurisë, e akuzuara Silvana Arsovic theksoi se janë vendosur nga një person i cili pastaj ka ndërruar jetë, dhe më nuk është bërë mirëmbajtja e kamerave, dhe nuk kishte të vendosur alarm para hyrjes në zyrë.

Tutje, lidhur me ditët para vrasjes, në vitin 2018, se a kishte pasur ndonjë prishje të rrymës, e akuzuara theksoi se nuk i kujtohet.

Ndërsa, lidhur me administrimin e provave me të cilat është vërtetuar se kamerat e sigurisë nuk kanë funksionuar, nga data 04 Janar deri me datë 16 Janar pas vrasjes janë lëshuar, e akuzuara theksoi se lidhur me këtë cështje nuk kishte njohuri.

Kurse, lidhur me ditën kritike nga pytja e Prokurorit Special, Burim Cerkini, theksoi se kishte qenë e vetme në zyrë.

Kurse, sa i përket cështjes së objektit në të cilin ndodhej zyra, e akuzuara theksoi se në katin të cilin është zyra, ka një hyrje, ndërsa për kamerën të cilën kishte deklaruar se nuk funksionon, shtoi se ajo kamerë ka ndërprerë punën në kohën kur Oliveri kishte dalur nga burgu.

Sa i përket, njohurive të saj, e akuzuara theksoi se ka dëgjuar për partinë sërbe Lista Srbska, dhe i kujtohet se kush ishte kryetar i asaj partie gjithashtu edhe një anëtarë të asaj partie. Kurse, për personin Milan Radoicic i cili ishte nënkryetar i Partise në fjalë, e akuzuara theksoi se e ka kuptuar nga mediat.

Kurse, lidhur me cështjen se kush i ka lëshuar kamerat në pytjen e Kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit Valon Kurtaj sepasi që një herë është incizuar dhe herën tjetër jo kur ka zbritur nga shkallët, e akuzuara theksoi se nuk ka shpjegim për këtë cështje duke shtuar se nuk është ende e qartë për të se se i janë lëshuar kamerat.

Në vazhdim, i akuzuari Rade Basara në mbrojtjen e tij nga pytjet e mbrojtësit të tij Tomë Gashi, theksoi se ka punuar në Polici, përkatësishtë në Mitrovicën e Jugut.

Në kohën, kur është bërë vrasja e Oliver Ivanovic, theksoi se kishte qënë në Kroaci, shtoi se ishte nisur me datë 06 Janar 2018 ndërsa ishte kthyer me datë 21 Janar 2018. Tutje, shtoi se rastet i janë caktuar dhe nuk ka mundur që ti zgjedhë ai vetë.

Tutje, lidhur me personin Milan Radoicic theksoi se edhe më herët ka daklaruar se nuk e ka njohur.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj, theksoi se seanca e sotme duhet të ndërpritet për shkak të përfundimit të orarit të punës, dhe se i akuzuari Rade Basara, mbrojtjen e tij do ta vazhdojë në seancën e radhës.

Ndërsa, të akuzuarit Marko Rashic, Dragisha Markovic dhe Zharko Jovanovic edhe në seancat e kaluara kanë theksuar se do të mbrohen në heshtje.

Seanca e radhës do të mbahet me datë: 12 Qershor nga ora 14:00.

Nryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, të ndryshuar më datë 10.11.2020, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq dhe Marko Rashiq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” po akuzohet Dragisha Markovic, i cili po ashtu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër Zharko Jovanoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në përshkrimin faktik të aktakuzës thuhet se të akuzuarit në bashkëveprim ndërmjet veti, me qëllim te shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Aktakuza pretendon se secili nga te pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç‘rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhur deri te vrasja e tij.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter