|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ndërpritet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është ndërpritur seanca në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic, në rastin ku, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Marko Rashiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Seanca ka vazhduar me paraqitjen e mbrojtjes nga i akuzuari Rade Basara.

Në mbrojtjen e tij, i akuzuari Rade Basara, nga pytjet e av. Tomë Gashi theksoi se lidhur me lirimin e banesës për të cilën kishte një vendim, i akuzuari Rade Basara, theksoi se nga agjencioni i pronës ka kërkuar asistencën e policis dhe në emër të kësaj është bërë plani operativ dhe në bazë të këtij plani caktohen policët të cilët duhet të jenë në asistencë, sepse sipas planit opertiv ajo njësi është e caktuar nga policia.

Ndërsa, lidhur me një dokument të agjencis së pronës, i akuzuari theksoi se e ka dërguar në Gjykatë.

Tutje, nga pytjet e Prokurorit Special, Burim Cerkini, se në raportin zyrtarë kush ishte personi Zhelko Bojic, i akuzuari theksoi se ai nuk ishte shef i tij, ishte shef i operativës.

Kurse, lidhur me dijenin e tij se në periudhën e vitit 2018, a kishin ekzistuar grupe kriminale, i akuzuari Rade Basara, theksoi se nuk ka qenë në dijeni, dhe pas të gjitha problemeve që i kanë ndodhur, dhe pas përcjelljes së lajmeve, ka kuptuar se ekzistojnë grupe kriminale, por në atë kohë shtoi se me të vërtet nuk ka qënë në dijeni për ekzistimin e tyre.

Ndërsa, lidhur me përgjigjen e ditës së djeshme sa i përket mundësisë për caktimin e rasteve, ku kishte theksuar se ju janë ndarë rastet, i akuzuari Rade Basara, theksoi se kishin pasur një udhëheqës me emrin Samir Maksuti, kryesisht nëse do të kishte ndodhur ndonjë vrasje, normal do të kishte punuar departameni i caktuar, cdo herë edhe Prokurori ka qenë në vendin e ngjarjes dhe pas kësaj kishin punuar së bashku, po ashtu shtoi se nuk kanë mundur të bëjnë zgjidhjen se në cilën lënd të punojnë, por vetëm ju janë ndarë rastet.

Në pytjen e Prokurorit Special se nga provat materiale dhe raporti i kontrollit dhe bastisjes janë gjetur një numër i rasteve të cilat janë vonuar në punë, lidhur me këto i akuzuari theksoi se, nuk e di se për cilat lëndë jeni duke menduar, pasi që të gjitha ato të cilat janë mbetur në punë, i janë dërguar Eulex-it apo Prokurorit, tutje shtoi se cdo herë dorëzohen shkresat origjinale të rasteve.

Kurse, sa i përket kohës kur ka ndodhur vrasja me që është vërtetuar se i akuzuari kishte qenë në pushim, më pastaj ai shtoi se ishte angazhuar në ekipin e hetuesve të rastit të vrasjes së Oliverit, theksoi se po ka nodhur 10 ditë pas vrasjes, dhe shtoi se i gjithë grupi punues nga Mitrovica ka punuar në direktivat e Prishtinës, është punuar në mënyrë sistematike, i akuzuari ishte i caktuar në grupin e analizës grafike, roli i tij në këtë rast ishte i tërthort, kishin punuar në ekip prej 3 personave të njejtën punë.

Sa i përket përgjegjësisë së tij lidhur me analizën e videove janë bërë nga kamerat e sigurisë, identifikimin e tyre, lëvizjen e tyre, i akuzuari Rade Basara theksoi se si grup kanë kryer vetëm analizën grafike por jo edhe identifikimin e personave të cilët kanë kaluar aty, këtë e ka bërë një grup tjetër.

Kurse, sa i përket mbikqyrjes së kamerave të qytetit, i akuzuari theksoi se nuk ka njohuri.

Pas një pauze të shkurtër, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj, theksoi se seanca e sotme duhet të ndërpritet me arsyen se: Në ditën e djeshme av. Dejan Vasic mbrojtës i të akuzuarit Dragisha Markovic, ka treguar se nuk mund të jetë prezent në seancën e sotme, ndërsa i është kërkuar që të dërgoj një zëvendësim, por pasi që është shikuar autorizimi konkretisht, nga anëtari i trupit gjykues pasi që ka qenë në gjuhën serbe, është kuptuar se personi i cili e mbron të akuzuarin në këtë seancë nuk ëshë avokat i licensuar në odën e avokatëve por është praktikantë në zyrën e avokatit Dejan Vasic dhe rrjedhimisht nuk ka të drejtë të jetë mbrojtës në këtë shqyrtim gjyqësor.

Po ashtu, kryetari i trupit gjykues, theksoi se nesër do të merret edhe konstatimi i avokatit Dejan Vasic lidhur me këtë cështje dhe pastaj do të procedohet tutje.

Seanca e radhës do të mbahet nesër me datë 13 Qershor nga ora 13:30.

Nryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, të ndryshuar më datë 10.11.2020, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq dhe Marko Rashiq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” po akuzohet Dragisha Markovic, i cili po ashtu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër Zharko Jovanoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në përshkrimin faktik të aktakuzës thuhet se të akuzuarit në bashkëveprim ndërmjet veti, me qëllim te shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Aktakuza pretendon se secili nga te pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç‘rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhur deri te vrasja e tij.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter