Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic, në rastin ku, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Marko Rashiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Fillimisht, pas një vonese të avokatit Musa Damati, seanca filloi me vonesë, por i njejti pasi ka arritur theksoi, se ka pasur një cështje familjare e cila i ka dalur në moment të fundit, ndërsa kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj shtoi duke kërkuar nga avokati që në raste të tilla, të njoftoj gjykatën dhe mos të përsërisë veprime të tilla.
Avokat Dejan Vasic, theksoi se për rastin e djeshëm ka bërë një gabim duke theksuar se ka menduar se ka qenë e mundur zëvendësimi, por shtoi se gabimin e ka kuptuar pastaj duke theksuar se do të pranojë vendimin e Gjykatës pa ndonjë lloj ankese.
Trupi gjykues morri aktvendim duke e dënuar avokatin me gjobë prej 350 euro, lidhur me veprimet e tij në seancën e kaluar, duke theksuar se për këtë rast Gjykata do të nxjerrë aktvendim të posaqëm.
Lidhur me veprimet e ndërmarra në ditën e djeshme, në të cilën ishte marrë mbrojtja pa prezencën e njërit nga avokatët. Pas, kërkesës së trupit gjykues, respektivisht duke kërkuar nga av. Tomë Gashi dhe Prokurori Special, si dhe mbrojtësit e tjerë, duke i pyetur se a e pranojnë këtë mbrojtje të tillë.
Pastaj, lidhur me këtë cështje i akuzuari Rade Basara, theksoi se dje ka pasur probleme shëndetësore të mëdha, si pasoj e tyre kishte përfunduar në spital, tutje shtoi se i kanë propozuar qëndrimin në spital, dhe rrjedhimisht nga ky moment do të mbrohet në heshtje, duke shtuar se lidhur me deklarimet e tij në seancën e fundit, në cilësi të mbrojtjes, theksoi se nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në ditën e djeshme, pasi që nuk ishte ndjerë mirë, sepse në mënyrë të vazhdueshme kishte probleme për këto shtoi se posedon të gjitha terapitë që është duke i përdorur.
Sa i përket kësaj qështje, në pytjen e kryetarit i trupit gjykues, gjyqtarit Valon Kurtaj, se pse nuk ka treguar dje për këtë problem, i akuzuari shtoi se nuk e ka ditur se e ka këtë problem apo që do të i paraqitet si i tillë, pasi që gjatë seancës së djeshme nuk ka ndjerë ndonjë shqetësim.
Përfundimisht, i akuzuari Rade Basara theksoi se lidhur me deklarimet e tij, nga seanca e kaluar nuk qëndron pranë tyre, kurse lidhur me deklaratat e dhëna në fazën e hetimeve shtoi se mbetet pranë tyre.
Kurse, për këtë cështje av. Tomë Gashi theksoi se juridikisht, deklarata e ditës së djeshme, është nule apo e pavlerë dhe e njejta duhet të largohet nga shkresat e lëndës.
Për këtë cështje Prokurori Special, Burim Cerkini, theksoi se duke marrë parasysh, se në këtë shqyrtim po na përcjellin disa veprime të cilat në praktikë nuk ndodhin shpeshë, ndërsa, në cilësi të Prokurorisë, konsiderojnë se mbrojtja e tw akuzuarit Rade Basara nuk është marrë, duke theksuar se ky qëndrim i të akuzuarit në ditën e sotme, ka mundur të vijë nga ndonjë kërcënim apo ndonjë rrethanë tjetër.
Sa i përket mbrojtjes në heshtje në ditën e sotme, i akuzuari Rade Basara, theksoi se nuk ka pasur ndonjë presion, por vetëm ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore.
Lidhur me këtë cështje, trupi gjykues, morri aktvendim duke anuluar të gjitha veprimet e ditës së djeshme, në raport me mbrojtjen e marrë të të akuzuarit Rade Basara, dhe me qenë se i akuzuari deklaron se do të mbrohet në heshtje, gjykata konsidroi se ka përfunduar me mbrojtjen e të akuzuarve, duke shtuar se edhe më heret janë deklaruar të akuzuarit lidhur me heshtjen e tyre dhe rrjedhimisht ata që janë deklaruar janë mbrojtur.
Prokurori Special dhe të akuzuarit me mbrojtësit e tyre, theksuan se nuk kanë propozime tjera lidhur me administrim të provave të tjera, dhe rrjedhimisht në seancën e radhës do të paraqitet fjala përfundimtare.
Seanca e radhës do të mbahet me datë 21 Qershor nga ora 09:00.
Nryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, të ndryshuar më datë 10.11.2020, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq dhe Marko Rashiq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” po akuzohet Dragisha Markovic, i cili po ashtu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër Zharko Jovanoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në përshkrimin faktik të aktakuzës thuhet se të akuzuarit në bashkëveprim ndërmjet veti, me qëllim te shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.
Aktakuza pretendon se secili nga te pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç‘rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhur deri te vrasja e tij.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitoruar nga: Arton Hoxha