|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjykata merr vendim ndaj grupit prej 11 të akuzuarve për Krim të Organizuar

Gjykata e Prishtinës, Departamenti Special, me datë 14 qershor ka marrë vendim lidhur me grupin prej 11 të akuzuarve për Krim të Organizuar, Veprime përgatitore për vrasje të rëndë dhe vepra të tjera lidhur me rastin e shpërthimit të lokalit në lokalin “Riza Hair Salon” dhe “Missini”në vitin 2022. Trupi gjykues që trajtoi rastin kryesohet nga Suzana Qerkini me anëtarët Vesel Ismaili dhe Violeta Namani.

Në mungesë të provave, të akuzuarit Lundrim Beqiri, Egzon Cakolli dhe Kreshnik Kurti janë liruar nga akuzat për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprën penale Veprimet përgatitore të veprës penale Vrasa e rëndë si dhe Detyrimi dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Ndërkaq i akuzuari Lundrim Beqiri u shpall fajtor për Posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe u dënua me 4 muaj burgim dhe 500 euro gjobë. Tutje të akuzuarit Adhurim Kasniqi, Bekë Salihaj dhe Valdrin Beqiri u shpallën fajtor për veprën penale Shtytja në kryerjen e veprës penale të Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe secili veç e veç u dënuan me nga 4 vite burgim.

Sa i përket të akuzuarit Arianit Pllana gjykata e shpalli fajtor për veprat penale Detyrimi, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe Deklarimi i rremë ku për të gjitha këto iu shqiptua dënimi unik në kohëzgjatje prej 4 vite e 10 muaj si dhe gjobë në shumën prej një mijë euro.

Adnan Murtezi u shpall fajtor për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës së Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm e u dënua me 2 vite e 6 muaj burgim. Kurse Fidan Cakolli, Gentrit Ismajli dhe Diar Raçi u dënuan secili veç e veç me nga 3 vite burgim pasi u shpallën fajtor për veprën penale të Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.  

Me aktvendim të veçantë të akuzuarit Arianit Pllana iu vazhdua masa e paraburgimit.

Aktakuza në këtë rast është ngritur dhe përfaqësuar nga Prokurori Special Burim Qerkini.

Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 par. 2 lidhur me par. 1 te KPRK-se lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, nga neni 173 par. 1 nen par 1.8 lidhur me 1.13 të KPRK-së ; “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par 3 lidhur me par. 1 te KPRK-se dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Aulona Alaj

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter