|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet shqyrtimit gjyqësor, kërkohet plotësimi i ekspertizës gjeodezike ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë- Departamenti për Krime të Rënda, po vazhdon gjykimi ku të akuzuar janë zyrtarët komunal të komunës së Deçanit, Ramë Melaj si Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Halil Tolaj si Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit dhe Jashar Hulaj si Shef i Sektorit për Inspekcion që të tre të akuzuar për korrupsion.

Meqenëse procedura ishte në fazën e administrimit të provave është kërkuar nga gjeodeti B.B që ekspertizën e përpiluar ta plotësojë, kështu që seanca e sotme është shtyer për datën 03.07.2024.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë së datës 18 korrik 2022, Ramë Melaj si Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit po akuzohet për veprën penale penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së, Halil Tolaj si Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit dhe Jashar Hulaj si Shef i Sektorit për Inspekcion po akuzohen për veprën penale në bashkëkryerje “Keqperdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1, nenin 31 dhe 77 të KPRK-se.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter