|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ndaj të akuzuarve për 400 KG kokainë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi për importim të 400 kg kokainë.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Musa Konxheli, theksoi se në seancën e sotme ka qenë e paraparë të dëgjohej dëshmitarja e cila kishte mbetur duke u dëgjuar në seancën e kaluar. Mirëpo, e njejta e ka njoftuar gjykatën rreth pamundësisë së saj për të qenë prezente në seancën e sotme, duke theksuar se ka probleme shëndetësore.

Rrjedhimisht, trupi gjykues konstatoi se nuk ka kushte për të vazhduar shqyrtimi gjyqësor, gjithashtu kryetari i trupit gjykues njoftoi se sot është seanca e fundit në këtë përbërje të trupit gjykues pasi kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Musa Konxheli do të kaloj në penzion dhe trupi gjykues do të ndryshohet.

Në fund, av. Besnik Berisha, mbrojtës i të akuzuarit Izet Sheqiri, theksoi një kërkesë lidhur me të mbrojturin e tij, sa i përket cështjes së masës së paraburgimit, duke kërkuar përsëri nga trupi gjykues që këtë masë t’a zëvendësoj me ndonjë masë më të lehtë, tutje shtoi se sipas mbrojtjes kanë pushuar rrethanat dhe arsyet që i mbrojturi i tij të mbahet nën masën e paraburgimit, rrjedhimisht mbrojtja kërkoi që masa të zëvendësohet me cfardo mase më të lehtë.

Propozim të njejtë kishte edhe av. Nora Grajcevci, mbrojtëse e të akuzuarit Faton Vrajolli, duke kërkuar nga trupi gjykues që masa e paraburgimit për të mbrojturin e saj të zëvendësohet me ndonjë masë më të lehtë.

Për këtë cështje Prokurori Special, Valdet Gashi, theksoi se, lidhur me pretendimet e mbrojtjes rreth pafajësisë së klientit të tij në këtë fazë, Prokuroria rreth kësaj cështje e ka ngrtur aktakuzën, duke vlerësuar se është vërtetuar pretendimi se të pandehurit i kanë kryer veprat penale. Rrjedhimisht, lidhur me vërtetimin e fajësisë i njejti shtoi se detajet do t’i paraqesin në fjalën përfundimtare. Kurse, sa i përket kërkesës së mbrojtjes lidhur me masën e paraburgimit, theksoi se e kundërshtojnë pasi që trupi gjykues ka vendosur para 1 muaji për këtë cështje.

Trupi gjykues morri aktvendim, lidhur me propozimin e mbrojtjes duke refuzuar këtë kërkesë, pasi që ende nuk kanë pushuar kushtet, dhe ende ekziston arsyeja që Izet Sheqiri dhe Faton Vrajolli të mbeten nën masën e paraburgimit.

Në rrethanat e krijuara, pas konstatimit se nuk ka kushte për të vazhduar, shqyrtimi i sotëm u ndërpre.

Kujtojmë që, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur me datë14 nëntor 2022, të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen se duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me persona deri më tani të panjohur nga shteti i Brazilit dhe pas marrëveshjes paraprake me të njëjtit, fillimisht kanë lidhur marrëveshje për importin e produkteve të mishit të pulës të ngrirë, ku në brendi të së cilës është vendosur edhe substanca narkotike e llojit kokainë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, kompania “MC FOOD” Sh.p.k, për qëllime të importit të mallit, është kategorizuar në linjën e verdhë, ku në stacionet doganore bëhet vetëm verifikimi i dokumenteve dhe jo kontrollimi i mallit, dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi, është arritur që substanca narkotike prej 400 kg e llojit kokainë, të transportohet nga shteti i Brazilit, nëpërmjet shtetit të Spanjës, Italisë dhe Republikës së Shqipërisë, ashtu që me datën 15.05.2021, substanca narkotike është futur në Republikën e Kosovës.

Të akuzuarit e lartëpërmendur sipas Prokurorisë Speciale, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 277 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Naim Morina dhe Hyzri Sheqiri, të cilët akuzoheshin për pengim të procedurës penale, mirëpo pasi që të njëjtin kanë pranuar fajësinë, ndaj të njëjtëve është shpallur aktgjykim fajësues.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter