Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Bejtullah dhe Hazer Deliu të cilët po akuzohen për veprat penale Falsifikimi i parasë dhe Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.
Fillimisht gjykata bëri të ditur se është aprovuar propozimi i palët së dëmtuar që si prova të lexohen provat paraqitura nga e njëjta.
E më pas është vazhduar me mbrojtjen e të akuzuarit Bejtullah Deliu i cili ndër të tjera ka deklaruar se, në Post punon që nga viti 2005, ndërsa si përgjegjës nga viti 2012, detyrat e tij janë sigurimi i mbarvajtetjes së punës, ai ka shtuar se, në bazë të hierarkisë i përgjigjet koordinatorit dhe menaxherit regjional. Ka treguar se, Zyrën Postare ‘’Rahovec 1’’ e menaxhon dhe se është i pavarur nga arkatari regjional dhe pazaret ditore vet direkt i dergon në bankë apo arkatari i zyres ku i njëjti menaxhon, ndërsa dy zyret tjera që janë në ‘’Rahovec 2’’ dhe ‘’Rakoc’’ ato i dergojnë tek arkatari regjional pazaret ditore, edhe pse këto dy zyre janë nën menaxhimin e tij. Sa i përket ditës kritike i njëjti ka thënë se, 7000 euro janë sjell nga vëllai i tij Hazeri në zyrën e arkatares për pranimin e parave të metalta, por shton se, para të metalta e në shuma të mëdha kanë marr edhe nga të tjerët dhe se këto para iu nevojiten që të veprohet sa më mirë me konsumatorin dhe të jen në dispozicion për kryerjen e shërbimeve. Dhe në fund ka shtuar se, asnjëherë nuk janë furnizuar me ndonjë mjet për identifikimin e parave të falsifikuara.
Tutje mbrojtjen e tij e ka dhënë i akzuari Hazer Deliu i cili ndër të tjera ka deklaruar se, punon si tregar dhe është pronar i firmës së quajtur ‘’Rita Tabaco’’ dhe se, operon me aparate të cigareve që janë në shërbim të klientëve 24 orë dhe me këtë biznes merret që 7 vite. Tutje ka shtuar se, tërheqjen e të hollave nga aparatet e bën vet, e më pas i dërgon në shtëpi, i numëron dhe i dërgon në post. Ditën kritike të hollat në shumë prej 7000 euro i ka dorëzuar tek sporteli i arkatares A.Sh dhe se prezent nuk ishte Bejtullahu, tutje shton se, nuk ka pasur dyshime për monedha të falsifikuara ashtu siç i ka marr nga terreni i ka dorëzuar në post.
Pas përfundimit të mbrojtjes së të akuzuarve është vazhduar me fjalën përfundimtare.
Në fjalën e saj përfundimtare prokurorja e shtetit Dëshire Jusaj ndër të tjera ka thënë se, pas adminstrimit të provave materiale dhe personale është vërtetuar në tërsi gjendja faktike si në dispozitivët e aktakuzës, ku përmbushen të gjitha elemenetet e figurës së veprave penale për të cilat akuzohen. Gjithashu në fund i ka propozuar gjykatës që të njejtët të shpallen fajtor dhe të denohen sipas ligjit po ashtu propozon gjykatës që të vlerësojë rrethanat rënduese dhe lehtëseuse në momentin e shqiptimit të dënimit dhe dënimin plotësues.
Përfaqësuesi i Postës së Kosovës- palës së dëmtuar, Ekrem Ademi, e mbështet në tërsi fjalën përfundimtare të prokurores së shtetit, dhe se tha se do të parashtojnë kërkesën pasurore juridike për dëmin e shkaktuar me vlerë prej 1918€.
Më pas fjalën përfundimtare e ka dhënë mbrojtësi i të akuzuarit Bejtullah Deliu, av. Ndrecë Dodaj, kemi të bëjmë me një aktakuzë të paqart si nga pikpamja subjektive dhe objektive sepse përshkrimi faktik është në kundështim me provat si dhe në fund shtoi se, i mbrojturi i tij nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, provat janë të pamjaftueshme dhe jo të besushme dhe i propozoi gjykatës që të marr vendim lirues pasi që sipas tij nuk ka ndonjë vendim tjetër të drejtë.
Dhe fjalën e tij përfundimtare e dha edhe mbrojtësi i të akuzuarit Hazer Deliu, av. Ali Uka ku tha se, sipas bindjes së mbrojtjes i akuzuari Hazer Deliu nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, provat janë të pamjaftushme dhe të pa besueshme. Në fund i ka propozuar gjykatës që të aplikoj parimin in dupro pro reo dhe ka kërkuar që të mbrojturën e tij ta liroj nga aktakuza.
Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 26.06.2024 në orën 13:15.
Kujtojmë që sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 7 gusht 2023, aktakuzë ndaj të pandehurave Bejtullah dhe Hazer Deliu, ku sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, i pandehuri Hazer Deliu, pronar i biznesit “Rita Tobaco”, akuzohet se duke e ditur se paratë e biznesit të tij janë të falsifikuara, ia ka dërguar Bejtullahut, vëllait të tij, njëherit menaxher i Postës së Kosovës në Rahovec për këmbim në letër monedhat metalike nga 2 euro, 1 euro dhe 0.50 euro, shumën e përgjithshme prej 7 mijë euro, të cilat janë vënë në qarkullim nga Posta për qytetarët që marrin asistencë sociale. Tutje në aktakuzë thuhet se, pas njoftimit të Inspektoratit të Postës së Kosovës se në ZP 01 Rahovec janë dhënë monedhat e falsifikuara, Me këto veprime, i pandehuri Hazer Deliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296, par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Si dhe, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se i pandehuri Bejtullah Deliu, më 28 shkurt 2023, në cilësinë e menaxherit të Postës së Kosovës – Dega ne Rahovec, Zyra Postare 01, ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe vëllan e tij- të pandehurin Hazer Deliu, ka pranuar monedhat prej 2 euro, 1 euro dhe 0.50 euro, në shumë të përgjithshme prej 7 mijë euro, janë vënë në sportelet e Postës për t’ua dhënë qytetarëve për asistencë sociale, edhe pse ishte njoftuar paraprakisht nga Zyra regjionale e Postës në Prizren, që mos të pranohen monedhat metalike nga klientët pasi që banka nuk po ua pranon. Me këto veprime, i pandehuri Bejtullah Deliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296, par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par. 1 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi










