Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Astrit Mullaabazi, ushtrues i detyrës se menaxherit të prokurimit në Komunën e Rahovecit për keqpërdorim të detyrës si dhe Tahir Bala, pronar i bizneseve për mashtrim në prokurim publik.
Në fillim të shqyrtimit gjyqësor është ftuar eksperti V.B i cili ndër të tjera ka deklaruar se, bazuar në dispozitat e ligjit për prokurimin publik tha se nuk lejohet ofertimi i një subjekti ose kompanie në një aktivitet përkatës të prokurimit, pra sipas tij një subjekt nuk mund të ofertoj në grup apo konzorcium, LPP-ja nuk e ndalon ofertimin e subjekteve të ndryshme pavarsisht aksionarëve të tyre. Gjithashtu në fund ai shtoi se, në një procedurë të prokurimit nga subjektet të ndryshme të cilat janë të regjistruara në ARK dhe kanë numër fiskal ose unik të ndryshëm lejohet të ofertohet në një procedurë përkatëse të prokurimit.
Kështu që është vazhduar me mbrojtjen e të akuzuarve, ku mbrojtjen e tij e ka dhënë i akuzuari Astrit Mullabazi tha se, mbetet në tërsi pranë deklarimeve të dhëna në gjykimin e mëhershëm. Ai tha se, për rastin për të cilin ëpo akuzohet nuk ka pasur aplikim individual dhe në grup të një operatori ekonomik apo subjekti juridik.
E më pas mbrojtjen e tij e ka dhënë edhe i akuzuari i dytë Tahir Bala, i cili ndër të tjera tha se, mbetet në tërsi pas deklarimeve të dhëna në gjykimin e mëhershëm dhe shtoi se si pronar i firmës ‘’AGE Group’’ ka aplikuar vet dhe ka plotësuar formularin, ndërsa në firmën ‘’DC Group’’ ku i njëjti është aksionar ka aplikuar E.B.
Kështu që pas mbrojtjes kanë dhënë fjalën përfundimtare, ku prokuroria e shtetit Dëshire Jusaj në fjalën e saj përfundimtare tha se, mbetet në tërsi pranë fjalës përfundimtare nga gjykimi i kaluar duke shtuar se nga dëgjimi i dëshmitarëve, ekspertit të prokurimit I.R dhe V.B dhe nga provat e administrruara është vërtetuar përshkrimi faktik i veprës për të cilën ngarkohen të akuzuarit, ajo i porpozoi gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.
Më pas fjalën e tij përfundimtare e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Astrit Mullaabazi, av. Blerim Mazreku tha se mbetet në tërsi pranë fjalës përfundimtare në gjykiminn e kaluar dhe shtoi se,duke shtuar se nga të gjitha provat e në veçanti ekspertiza e ekspertit Visar Bibaj si dhe sqarimet e dhëna në seancën e sotme vërehet se ajo qka prokuroria në aktakuzë pretendon është në kundërshtim. Ai tha se eksperti sqaroi se ky aplikim nuk është në kundërshtim as me LPP-në e as me akte të tjera nënligjore. Në fund tha se nuk ka asnjë provë që e vërteton se në veprimet e të mbrojturit të tij ekziston dashja dhe se është vepruar në kundërshtim me ligjin, kështu që, i propozoi gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të shpallet aktgjykim lirues.
Dhe në fund fjalën e tij përfundimtare e dha edhe mbrojtësi i të akuzuarit Tahir Bala, av. Myhedin Bekeri tha se mbetet në tërsi pranë fjalës përfundimtare të dhënë në gjykiminn e kaluar dhe shtoi se, me asnjë provë as materiale as deklarative e sidomos me ekspertizën e fundit të dhënë nga eksperti V.B nuk janë vërtetuar pretendimet e akuzës, nuk qendrojnë pretendimet se i mbrojturi i tij si pronar dhe bashkëpronar ka ofertuar në grup, por eksklizivisht ka ofertuar si pronar i ‘’AGE Group’’ individualisht, si subjekt i veçantë dhe si bashkëaksionar të operatorit ekonomik ‘’DC Group’’ gjithashtu individialisht dhe subjekt i veçantë. Dhe në fund të fjalës së tij përfundimtare i propozoi gjyktës që të mbrojturin e tij ta liroj nga akuza pasi që nuk ka element të dashjes e as të veprimit të kundërligjshëm.
Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 27.06.2024 ora 13.
Sipas aktakuzës, Astrit Mullabazi po akuzohet se në cilësinë e ushtruesit të detyrës se menaxherit të prokurimit në Komunën e Rahovecit, nga intervali kohor duke filluar nga muaji korrik deri në fund të muajit nëntor të vitit 2019, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare për t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore Tahir Balës, si dhe t’i shkaktojë dëm operatorëve tjerë pjesëmarrës në tenderim, këtë e ka bërë në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 24, paragrafi 1 dhe nenin 62, paragrafi 1.1 të Ligjit për prokurimin publik, i ka mundësuar operatorit ekonomik të ofertojë në mënyrë të kundërligjshme si individual dhe në grup të operatorëve ekonomik, pronarit të bizneseve “AGE Group Shpk” dhe “DC Group Shpk”, Tahir Bala, që t’i fitojë tenderët: “Ndërtimi i QMF-së në fshatin Qifllak”, në shumën prej 82 mijë e 996 euro e 59 centë, tenderin: “Furnizimi me material ndërtimor për merimentim të shtëpive për persona në nevojë”, në shumën prej 8 mijë e 857 euro e 50 centë, tenderin: “Ndërtimi i pllakës përkujtimore Altari i Lirisë”, në shumën prej 13 mijë e 466 euro, duke nënshkruar kontratat e punës për operatorët ekonomik fitues të tenderëve, duke favorizuar operatorin ekonomik në kundërshtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm.
Me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Sipas aktakuzës, i akuzuari tjetër Tahir Bala po ngarkohet se gjatë intervalit kohor të lartcekur duke shkelur rregullat për prokurimin publik, gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, i njëjti ka paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit të autoritetit kontraktues në cilësinë e personit përgjegjës, pronar i bizneseve “AGE Group Shpk” dhe “DC Group Shpk”, si operator në mënyrë individuale dhe si grup i operatorëve ekonomik ka ofertuar në mënyrë të kundërligjshëm, duke fituar tenderët e lartcekur, në kundërshtim me rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik me nenin 27, paragrafin 5.
Me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi










