|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon shqyrtimi gjyqësor në rastin e zyrtarit dhe ish-studentit në FIEK

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e të akuzuarve, Ardian Jonuzaj dhe Agron Limani, të cilët akuzohen për Korrupsion.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Alltëne Murseli theksoi në konstatim të palëve në procedurë, se mungon avokat Afrim Salihu, i njejti e ka njoftuar Gjykatën për mungesën e sotme me arsyen për shkak të një problemi shëndetësor.

Rrjedhimisht, u konstatua se nuk ka kushte për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me datë: 30 shtator nga ora 13:00.

Në bazë të aktakuzës së ngritur më datë 29.03.2019, nga Prokurorja e Shtetit Dulina Hamiti, Ardian Jonuzaj akuzohet për veprat e lartpërmendura sepse në cilësinë e personit zyrtar të shërbimit të studentëve në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ka keqpërdorur pozitën e tij me qëllim që vetit të i sjellë përfitim të kundërligjshëm në atë mënyrë që më datë 20.03.2018, ka pajisur të akuzuarin e dytë Agron Limani, me dy certifikata të falsifikuara dhe atë me certifikatën e notave me nr. ref.1027/18 dhe certifikatën e Diplomës Bachelor nga Inxhinieria Elektrike me numër protokolli 998/18. Është vërtetuar se të njëjtat nuk ishin lëshuar në mënyrë të rregullt në bazë të verifikimit në librin e protokollit dhe nuk ishin regjistruar. Për certifikatat e lëshuara, i akuzuari i parë, Ardian Jonuzaj, ka marrë shumën prej 5,000.00 (pesë mijë) Euro, nga i akuzuari i dytë. Ndërsa i akuzuari i dytë, Agron Limani, për veprat e lartcekura, është akuzuar sepse si student i FIEK-ut, i ka dhënë rryshfet në shumën prej 5,000.00 (pesë mijë) Euro, të akuzuarit të parë Ardian Jonuazaj, si kompensim me qëllim që të pajisej me dy certifikatat e cekura më lart. Mirëpo, vlen të ceket se i njëjti nuk ka arritur të pajiset me diplomë, me c’rast ishte përjashtuar përgjithmonë nga FIEK në Universitetin e Prishtinës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter