Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, është dhënë fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit Dibran Fetahu i cili po akuzohet për veprën penale përvetësimi në detyrë.
Fjalën e saj përfundimtare e ka dhënë prokurorja e shtetit Lumturije Vuçetaj ku të njëjtën e dorëzoi me shkrim duke shtuar se, mbetet në tërsi pranë fjalës përfundimtare të dorëzuar, kështu që i porpozoi gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor, ta dënoi sipas ligjit si dhe të shqiptoj dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike, po ashtu me rastin e marrjes së vendimit si rrethanë rënduese ta marr parasysh dashjen e tij të lart, dëmin e shkaktuar me rastin e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet.
Po ashtu fjalën e tij përfundimtare e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Dibran Fetahu, av. Vehbi Beqiri ku të njëjtën e dorëzoi me shkrim duke shtuar se, ky rast nuk është hetuar, gjykuar dhe punuar në drejtim që një akuzë të ketë një besueshmëri për të cilën të ketë një aktgjykim dënues, si dhe i propozoi gjykatës që të vlerësoj të gjitha provat dhe në fund ndaj të mbrojturit të tij të merret aktgjykim lirues.
Si dhe i akuzuari Dibran Fetahu në fjalën e tij përfundimtare tha se qëndron pas fjalës përfundimtare të mbrojtësit të tij duke shtuar se, nuk ka të bëjë me këtë rast aspak, që 11 vite i është rënduar jeta me këtë barrë dhe në fund i është lutur gjykatës që të vërtetohen të gjitha rrethanat e rastit.
Kështu që pas përfundimit të gjykimit, shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datën 08.07.2024.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë e datës 29.12.2015, i akuzuari Dibran Fetahu në cilësinë e arkatarit ndihmës në ndërtesën e PTK-së, përvetson pasurinë që iu është besuar sipas detyrës, në atë mënyrë që, në arkën ndihmëse në mënyrë të vazhdueshme shitjet ditore të kartelave nuk i ka deklaruar në tërësi gjegjësisht përmes librit të shitjes ka bërë nëndeklarimin e shitjes, me ç’rast ka përvetsuar shumën prej 71.875,52€,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’Përvetësimi në detyrë’’ nga neni 425 par.3 e lidhur me par.1 të KRPK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi










