Projekt i realizuar nga:

Vazhdon paraqitja e mbrojtjes së të akuzuarve në rastin ‘Subvencionet 1’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ‘Subvencionet 1’, ku Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj akuzohen nga Prokuroria Speciale, për kryerjen e veprave penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Mashtrim me subvencione”.

Në seancën e sotme mbrojtjen e kanë vazhduar të akuzuarit Salih Statovci dhe Berat Nika.

Në paraqitjen e mbrojtjes së të akuzuarit Salih Statovci, i njëjti lidhur me njohjen me Kastriot Berisha theksoi se e njeh në dy rrethanat, njërën kur është paraqitur në biznesin e tij eco consulting për biznes plan lidhur me aplikimin për grant, si dhe tjetra në paraburgim në kohën kur është arrestuar.

I njëjti mohoi se me Kastriot Berisha kanë bërë marrëveshje dhe se nuk janë takuar asnjëherë rreth subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë, e poashtu se ka pranuar mijëra euro nga Berisha në formë ryshfeti lidhur me mashtrimin me subvencione, konkretisht ndërrimin e kulturave, certifikatës etj.

Ndërsa për F.Z deklaroi se ka mundur të vij në zyrën e tij në kompaninë eco consulting për ti përgatit ndonjë biznes plan për të aplikuar për ndonjë grant të cilat i ka ofruar Qeveria apo ndonjë donatorë i huaj ndërkombëtar.

Tutje, lidhur me sekuestrimin dhe ndalimin me urdhrin e gjykatës të shumës 406 mijë euro, deklaroi Statovci se përvec kësaj shume i janë konfiskuar edhe dy vetura, tokat që kanë qenë në emër të tij, si dhe një banesë në Prishtinë, poashtu llogaritë bankare të dy kompanive dhe llogaritë private. Statovci theksoi se kompania kontabilitetit që ka mbajtur librat në kompanitë e tij ka qenë në departamentin e hetimeve në ATK-ë, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë asnjë përgjigje të vetme se a kanë nevojë për ndonjë dokument rreth bizneve apo për të sqaruar ndonjë gjë. Për shumën 328 mijë euro Statovci deklaroi se i kemi bashkëngjitur që nuk janë deponime, por shuma 107 mijë euro është pagesë nga thesari i Kosovosë – Komuna e Prizrenit për faturën që është lëshuar si kompani nga eco fruit për punët e kryera në atë kohë.

Përveç të akuzuarit Statovci, mbrojtjen e paraqiti edhe i akuzuari Berat Nika, i cili nga mbrojtësi i tij u pyet në lidhje me njohjen me Bekim Shalën, njëkohësisht se a kanë kërkuar njëher të njëjtit që të ndërrojn kulturën bujqësore në mënyrë që të marrin ryshfet më shumë.

Seancat e radhës të shqyrtimit gjyqësor do të mbahen me datë 29 dhe 30 gusht 2024, si dhe 16 shtator 2024, nga ora 09:30.  

Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon

Luan Statovcin, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.

Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, të cilët kishin pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të

vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter