Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Deparamenti i Krimeve të Rënda, me trup gjykues: Kryetar i trupit gjykues, gjyqtari Ertan Sejfulla dhe gjyqtarët, Naser Foniqi, Fatime Dërmaku, në cilësi të anëtarëve të trupit gjykues, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurit Malush Kelmendi, ish-zyrtarë në ATK, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentit zyrtar’.
Në hapje të shqyrtimit gjyqësor, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ertan Sejfulla, theksoi se në seancën e sotme do të paraqiten fjaëlt hyrëse, të palëve në procedurë si dhe do të vazhdohet me administrimin e provave, përkatësishtë dëgjimin e një dëshmitari.
Tutje, Prokurori i shtetit, Zefë Prendrecaj, vazhdoi me leximin e aktit akuzues dhe pretendimeve si në dispozitv të aktakuzës.
I akuzuari Malush Kelmendi, theksoi se pasi që është konsultuar me mbrojtësin e tij, av. Fatmir Kurmehaj, i njejti deklaroi se nuk e pranon fajësin dhe rrjedhimisht nuk e ndjen vetën fajtor lidhur me aktin akuzues.
Në fjalën hyrëse, Prokurori i shtetit, Zefë Prendrecaj theksoi se përgjatë hetimit janë mbledhur prova të mjaftueshme që vërtetojnë veprimet e të pandehurit me të cilat manifestohen elementet e veprave penale si në aktin akuzues. Me dëgjimin e dëshmitarëve, si dhe me administrimin e provave të propozuara do të vërtetohet se, me veprimet e të akuzuarit janë tejkaluar kompetencat si dhe është keqpërdorur pozita zyrtare.
Tutje, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Arbnor Avdyli theksoi se e mbështesin fjalën hyrëse të Prokurorisë, tutje theksoi se nuk ka diqka tjetër për të shtuar.
Mbrojtësi i të pandehurit, av. Fatmir Kurmehaj, në fjalën hyrëse theksoi se, duke u bazuar në fjalën hyrëse të Prokurorisë, nuk u arritë të dokumentohej shuma e dëmtimit të buxhetit të shtetit, tutje ai shtoi se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se borxhi i cili pretendohet në aktin akuzues është i parashkruar. Tutje, shtoi se nuk e kundërshojnë propozimin e Prokurorisë lidhur me dëgjimin e dëshmitarëve të cilët janë përmendur në aktakuzë.
Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit A.S.
Në dëshminë e tij, nga pytjet e Prokurorit të shtetit, dëshmitari theksoi se, aktualisht mbanë pozitën e Udhëheqësit të divizionit të standardeve profesionale në ATK, kurse lidhur me një raport në divizionin në të cilin ai punon, sa i përket rastit konkret në të cilin janë evidentuar disa shkelje, ai theksoi se, në raport është evidentuar një certifikat për lirimin e barrës tatimore, dhe dokumenti nuk ishte i protokolluar dhe vulosur nga zyrtarët kompetent.
Tutje, shtoi se në këtë raport ka pasur të gjetura edhe për, vendosje të numrit fiktiv të protokollit, gjithashtu, është evidentuar se Komuna e Pejës, përmes formës zyrtare nuk e ka pranuar këtë dokument.
Kurse, në pytjet e av. Fatmir Kurmehaj, mbrojtës i të akuzuarit Malush Kelmendi, dëshmitari theksoi se, detyrat në departamentin të cilin ai punon nuk mund të bartëshin punët pa pasur autorizim zyrtarë.
Ndërsa, lidhur me formën e adresimit të dokumentit tek zyrtari kompetent, dëshmitari theksoi se ka departamente të vecanta si dhe kanë procedura të ndryshme të adresimit, ai shtoi se në divizionin të cilin është përgjegjës i pandehuri nuk ka punuar aty.
Sa i përket rastit konkret, dëshmitari theksoi se i pandehuri kërkesën e ka marrë vetë për trajtim dhe nuk i ishte ndarë nga zyrtarët përgjegjës.
Tutje, dëshmitari theksoi se në njohuri të tij, nuk i është shkaktuar dëm buxhetit të ATK-së.
Për shkak të përfundimit të orarit të punës si dhe në seancën e sotme ka qenë e paraparë që të dëgjohej vetëm një dëshmitarë, trupi gjykues konstatoi se shqyrtimi i sotëm duhet të ndërpritet. Kryetari i trupit gjykues, njoftoi se shqyrtimi i radhës për këtë cështje do të mbahet me datë: 16 Shtator nga ora 13:10.
Ndryshe, sipas aktakuzës i pandehuri Malush Kelmendi akuzohet se me datë 19.05.2023, si person zyrtar tatimor në Drejtorinë e mbledhjes së detyrueshme tatimore në regjionin e Prishtina 3, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, e në mënyrë të kundërligjshmë, ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që të përfitoj cfarëdo dobie për tjetrin, dhe me qëllim që t’i shkaktojë dëm ATK-së edhe buxhetit të Republikës së Kosovës, ka marrur veprime të paautorizuara në kompjuterin e tij duke krijuar një dokument – certifikatën e lirimit të barrës tatimore, të njejtin dokument e ka plotësuar, e ka vulosur, e ka nënshkruar pa qenë zyrtar i autorizuar sepse të njejtin dokument duhej ta vuloste eprori i tij Zijadin Syla e pastaj të njejtin dokument e ka dorëzuar në Zyrën e Kadastrit në Pejë, me qëllim që subjekti tatimor i pronarit Afrim Radoniqi të i zhbllokohen pronat – shtëpia dhe një parcelë tokë, të cilat ATK-ja ia kishte bllokuar për shkak të obligimeve tatimore,
Sipas prokurorisë me veprimet e tij, i pandehuri Kelmendi ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Malush Kelmendi në dokumentin zyrtar, Certifikatën e lirimit të barrës tatimore ka shënuar të dhëna të rreme për biznesin N.T.SH ‘ETAMEDIFARM’, ashtu që të njejtin dokument e ka plotësuar, me vulë e ka vërtetuar dhe nënshkruar, ia ka vendosur vulën katrore, e ka keqpordorur vulën e protokollit, duke regjistruar dhe duke i dhënë një numër fiktiv, i cili dokument nuk figuron i regjistruar në librin e protokollit në Drejtorinë e Mbledhjes së detyrueshme dhe përmban plotësishtë të dhëna të rreme, e pastaj të njejtin dokument personalisht e ka dorëzuar në Zyrën e Kadastrit në Pejë.
Me këto veprime, sipas aktit akuzes, i pandehuri Kelmendi ka kryer veprën penale ‘Falsifikimi i dokumentit zyrtar’ nga neni 427 paragraf 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga: Arton Hoxha