Në Gjykatën Themelore në Pejë- Departamenti për Krime të Rënda ka vazhduar të mbahet seanca ndaj zyrtarëve komunal të komunës së Deçanit, Ramë Melaj si Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Halil Tolaj si Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit dhe Jashar Hulaj si Shef i Sektorit për Inspekcion që të tre të akuzuar për korrupsion.
Mbrojtjen e tij e ka vazhduar i akuzuari Ramë Melaj, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, është e vërtet që është lëshuar vendimin një ditë pas përshkak se vendimi i asamblesë ka ardhur i protokoluar nga zyra e pranimit të vendimeve ku protokolohen për Drejtorinë e Urbanizmit, çdo vendim i portokoluar për të njejtit është valid, dhe sa i përket procedurave asambleja komunale ish dasht dhe është obligative t’i zgjedh dhe se DU-ja është vetëm zbatues i vendimit të asamblesë komunale. Tutje ka shtuar se, asambleja komunale për të është organi më i lart sa i përket anës ligjore se si vepron e ka zyrtarin për çështje pronësore juridike ku vendimet e asamblesë, para se me ardh në votim tek asambleistët dhe bazuar në këto fakte ësht vendim i prerë meqë është organ më i lart.
Tutje Melaj tha se, zona e parkut nacional nuk është ndërtim por vendosje e disa mjeteve metalike, drejtoria nuk ka lëshuar as kushte as leje ndërtimi por është lëshuar një leje mjedisore e cila dëshmon se kjo vendosje apo montim i këtij atraksioni është dëshmuar që nuk ka ndikim negativ në mjedis, bazuar në elaboratet të cilat paraprakisht janë hartuar nga ekspertë të fushës dhe nga komisioni është vlerësuar që nuk ka ndikim negativ në montimin e tyre dhe se nuk është përfituar po është zbatuar një projekt i cili është shumë i rëndësishëm për komunën e Deçanit ku turizmi është sektori më i rëndësishëm ekonomik për komunën e Deçanit.
Në mbrojtjen e tij Melaj tha se, Drejtoria e Urbanizmit nxjerr vendime në harmoni me ligjin e ndërtimit, ligjin e planifikimit hapsinor si dhe udhëzimet administrative të MMPH-së për norma teknike të planifikimit, bazuar në këtë zyrtarët janë të obiguar që për çdo njësi banimi ta sigurojë parking dhe bazuar në këto janë lëshuar kushtet njëkohësisht edhe projekti është pranuar. Pra, për të lëshuar leje ndërtimore përgatitet nga zyrtarët dhe ata bazohen në të gjitha ligjet dhe udhëzimet administrative dhe akti final vjen tek drejtori për nënshkrim.
Më pas të akuzuarit Jashar Hulaj dhe Halil Tolaj kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për t’u mbrojtur në heshtje, i akuzuari Tolaj tha se, ato çka ka për t’i thënë do t’i paraqesë në fjalën përfundimtare.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, të datës 18 korrik 2022, i pandehuri Ramë Melaj në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, ngarkohet për 4 dispozitiv për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Ndërsa sa i përket të akuzuarve Jashar Hulaj dhe Halil Tolaj, duke vepruar në bashkëkryerje , i pandehuri Halil si drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit, K. Deçan, ndërsa i pandehuri Jashar si Shef i Sektorit për Inspekcion pranë kësaj drejtorie, ngarkohen për veprën penale “Keqperdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“ nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1, nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi










