Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar seanca e shqyrtimit gjyqësor kundër Sadik Tahiraj, i akuzuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Trupi gjykues që po trajton këtë rast kryesohet nga gjyqtari Gent Beka dhe përbëhet prej anëtarëve gjyqtarja Medije Bytyqi dhe gjyqtari Adnan Kamberi.
Në seancën e sotme gjykimi filloi me dëgjimin e dëshmitarit I.H, i cili në pyetje të prokurores Daulina Hamiti, mbrojtësit të të akuzuarit, të akuzuarit dhe trupit gjykues, në mes tjerash ka deklaruar se: në mirëbesim dhe në mënyrë gojore pas kërkesës së bërë paraprakisht, në takim me ish Drejtorin e Arsimit, në prezenc edhe të disa përsonave tjerë për të cilët i njejti ka theksuar se nuk e ka ditur kush janë, pa i ndjekur procedurat e rregullta ligjore të tenderimit, i akuzuari i ka ka japur mundësin që të bëj një inqizim të gjendjes së kulmit të shkolles dhe koston për riparimin e saj.
Tutje, pasi i kan thënë dhe ka konsideruar se në raste emergjente mund të veprohet jashtë procedurave standarte të prokurimit, me lejen e të akuzuarit ka vazhduar me punimet në riparimin e kulmit të shkolles në fshatin Dobroshec.
I njëjti ka shtuar se siq e ka njoftuar i akuzuari, përgjegjës dhe mbikqyrës në kryerjen e punimeve në shkollë ka qen drejtori i shkollës, për të cilin dëshmitari ka deklaruar se e ka kushëri dhe jetojn në të njejtin fshat, por që i njejti ska ndikuar që kompania e tij ta fitoj këtë punë pa procedura ligjore të prokurimit.
Gjithashtu, dëshmitari ka shtuar se për të gjitha këto nuk ka pasur ndonjë dokument zyrtar të pranim dorzimit, vetëm me sa ka njohuri një ditë pa filluar puna departamenti i emergjencave ka bërë një vlersim të gjendjës së dëmeve në atë shkollë.
Në ndërkohe sipas të njejtit, komuna ka hapur tender për të njejtin projekt por me kushte dhe specifika tjera, për të cilat sështë pajtuar dhe ska dashur të aplikoj pas rekomandimit të ish drejtorit.
Dëshmitari ka deklaruar se pas problemeve lidhur me pagesen dhe shmang’jen e të akuzuarit edhe pas disa telefonatave, është detyruar të i drejtohet përmbarusit dhe rrugëve ligjore për ti realizuar pagesat për punimet e kryera.
Dëshmitari ka theksuar se ka fituar edhe më herët tender të tjerë sipas procedurave ligjore dhe se është hera e tij e parë që ka kryer një punë të till jashtë procedurave ligjore të tenderimit, por meq i kan thënë që është punë emergjente ka konsideruar se nuk paraqet ndonjë penges ligjore.
Tutje, në munges të kushteve ligjore pasi mungojn dëshmitarët e tjerë të parapar, kryetari i trupit gjykues me aktvendim ka ndërprerë seancën dhe të njejtën e ka shtyer për dt.03 Shatator 2024 në ora 09:00
Sipas aktakuzës së ngritur më 29 gusht 2018, Sadik Tahiraj në cilësinë e personit zyrtar, derisa ishte në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat e tij.
Në aktakuzë thuhet se këtë e ka bërë me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për organizatën e biznesit “A&I Group” SH.P.K dhe “Al Trade” SH.P.K.
Sipas aktakuzës, që nga fillimi deri në përfundim të projekteve kapitale, ndërtimi i depos për dru dhe thëngjill në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiçina” në Drenas dhe renovimi i kulmit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rilindja” në Dobroshevc, janë kryer pa respektuar asnjë procedurë të prokurimit.
Sipas aktit akuzues, për projektin për ndërtimin e depos për dru dhe thëngjill në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiçina” në Drenas, që “ Al Trade” SH.P.K. e ka furnizuar gjatë vitit 2015 me material ndërtimor është kryer pa respektuar asnjë procedurë të prokurimit, në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit lidhur mes të pandehurit dhe firmës së lartcekur.
Aktakuza thotë se renovimi i kulmit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rilindja” në Dobroshevc , ku “A&I Group SH.P.K i ka kryer punimet gjatë vitit 2016, është bërë pa u respektuar asnjë procedurë e prokurimit në marrëveshje gojore me të pandehurin.
Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.
Monitoruar nga Ilir Kocani