Projekt i realizuar nga:

Mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj 2 policëve të akuzuar për Marrje ryshfeti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, – Departamentin për Krime të Rënda, me trup gjykues: Kryetare e trupit gjykues, gjyqtarja Sulltane Hoti dhe gjyqtarët, Avni Syla, Alban Ajvazi, në cilësi të anëtarëve të trupit gjykues, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve, Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi, të akuzuar për, Marrje ryshfeti dhe Keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Sulltane Hoti, theksoi se në seancën e sotme do të vazhdohet me paraqitjen e mbrojtjes së të akuzuarve.

Në mbrojtjen e tij, nga pytjet e mbrojtësit të tij, av. Muhamet Muja, i akuzuari Lavdim Osmani theksoi se, lidhur me një takim të cilin e kishte zhvilluar me tani të akuzuarin Lutfi Menxhiqi, ai shtoi se pas ftesës nga Lutfiu, i ka treguar se është i zënë, nga i njejti ka pranuar një SMS, dhe ka kërkuar të takohet me një zyrtarë të AKI-së, sa i përket këtij takimi i akuzuari theksoi se arsyeja ka qenë lidhur me një info për lojra të fatit si dhe pastrim parash, por përsëri i kishte treguar se nuk ka pasur mundësi të takohej.

Në vazhdim, i akuzuari Lavdim Osamni theksoi se, pas një kohe, ishte takuar me këtë person në një kafe, por kishte menduar se personi me të cilin është takur është një njëri me emër tjetër, në vazhdim të takimit kishin biseduar rreth një simulimi të gjejnë personat të cilët organizojnë lojra të fatit.

Tutje, ai shtoi se, kishte pasur edhe një takim tjetër, dhe nga personat me të cilët ishte takuar fillimisht kishte kërkuar nga ata, se në cfarë cilësie të zyrtarëve janë, ata e kishin njoftuar se kanë autorizim lidhur me mbledhjen e informacioneve sa i përket organizimit të lojrave të fatit, tutje shtoi se nuk i ka njohur më herët, dhe rrjedhimisht ka qenë hera e parë që ishte takuar me ata.

I akuzuari, Lavim Osmani theksoi se, ky takim kishte qenë në formë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, sa i përket lutfimit të kriminalitetit të përmendur më lartë. Ndërsa, pas takimit me zyrtarët e AKI, i akuzuari theksoi se, personi me emër Dirtoro e ka dërguar deri në banesën e tij, ndërsa personin me emrin Driton nuk e kishte takuar pas këtij takimi më.

Pastaj, kur ishte kthyer nga pushimi tani i akuzuari Lutfi Menxhiqi, theksoi se i ka treguar lidhur me takimet që i ka realizuar, dhe i ka thënë që këto takime më nuk mund t’i zhvilloj dhe këto duhej të bëheshin në formën zyrtare.

Kurse, sa i përket një takimi me personin Dritoro Huruglica, në veturën e tij, kishte vërjetur se kishte një veturë pas tyre, dhe kishte parë një person i cili kishte qenë me revole, pastaj, kishte kuptuar se personi i armatosur ka qenë nga Inspektoriati Policor, dhe e kanë kontrolluar në detaje, pastaj e kanë marrë në një veturë.

Ndërsa, sa i përket palës së dëmtuar i akuzuari Lavdim Osamni, theksoi se nuk e ka takuar asnjëherë në jetën e tij, para arrestimit e tij, në asnjë rrethanë nuk i kishte dërguar ndonjë ofertë apo të kishte pranuar ndonjë gjë nga i njejti.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Sulltane Hoti, theksoi seanca e sotme duhet të ndërpritet me arsyen se ka një seancë të caktuar në pjesën e pasditës, dhe rrjedhimisht, mbrojtja e të akuzuarve do të vazhdojë në seancën e radhës, e cila do të mbahet me datë: 10 Tetor nga ora 09:30.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi, në cilësinë e hetuesve në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kanë pranuar ryshfet në këmbim që të mos ndërmarrin veprime për luftimin e lojrave të fatit.

Tutje, në këtë aktakuzë thuhet se takimin e kishte organizuar i akuzuar Menxhiqi, i cili i kishte kërkuar të akuzuarit Osmani që të takohet me D.B dhe D.H, në kafenen “Central”, ku më pas i akuzuari Osmani ka pranuar shumën prej 3 mijë euro nga D.B, me qëllim që të mos pengojë veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Kjo shumë e parave, nga të akuzuarit ishte ndarë në dy pjesë, ku secili nga të akuzuarit kanë marrë nga 1 mijë e 250 euro, ndërsa 500 euro nga kjo shumë ja kanë dërguar kolegut të tyre F.Z, për arsyeje të një rasti tragjik që i kishte ndodhur këtij të fundit.

Me këto veprime, të akuzuarit Osmani dhe Menxhiqi akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa i akuzuari Lutfi Menxhiqi akuzohet edhe për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter