Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dështuar të mbahet të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit Argjent Hoxha, zyrtar në zyrën postare në regjionin e Gjakovës, i cili po akuzohet për veprën penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar.
Shkak i shtyerjes së seancës së sotme u bë mungesa e prokurores së çështjes Ardita Beqiraj-Hyseni si dhe mbrojtësit të të akuzuarit av. Korab Bokshi.
Ku për këtë e kanë njoftuar gjykatën se e në të njejtën kohë janë të angazhuar në një seancë tjetër.
Andaj, në këto rrethana seanca e sotme është shtyer dhe e njëjta është caktuar në muajin shtator.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i pandehuri Argjent Hoxha nga muaji nëntor i vitit 2022 e deri në muajin mars i vitit 2023, i pandehuri në cilësinë e sportelistit në zyrën postare në regjionin e Gjakovës, ka falsifikuar nënshkrimin e klientëve, në atë mënyrë që ka nënshkruar në librin e dorëzimit të dërgesave të regjistruara të muajit shkurt dhe mars 2023 në emër të klientve se kinse të njëjtit i kanë pranuar dërgesat postare, e që dërgesat postare të Postës së Kosovës nuk i ka shpërndarë fare në destinacionin e caktuar tek konsumatori.
Në aktin akuzues thuhet se që të dëmtuarit Përmbaruesi Privat Gëzim Gjoshi si dhe avokatët Prek Kola dhe Qaush Jakupaj, si pasojë e mospranimit të dërgesave postare janë dëmtuar në aspektin e procedurave ligjore në afat kohor, ndërsa afaristët Dukagjin Nikaj-Pronar i mishtores ‘’Doni’’, Egzon Syla-Pronar i ‘’Egzon Syla BI’’, janë dëmtuar në shpenzimet e procedurave përmbarimore.
Gjithnjë sipas aktakuzës thuhet se dëm kanë pësuar edhe qytetarët N.B, L.B, Q.K, L.H, N.Q, S.T, A.H dhe F.H, S.C, L.L, S.K, të cilët nuk kanë pranuar dërgesa postare nga i pandehuri, si dhe dëm i ka shkaktuar edhe Kuvendit Komunal në Gjakovë, Gjykatës Themelore në Gjakovë, Spitalit Privat MIM në Gjakovë, Nëdrmarrjes Publike Posta e Kosovës SH.A në Prishtinë.
Me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi