|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet fajtor i akuzuari për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Besim Haxhijaha për veprën penale Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Shpalljet e aktgjykimit e bëri kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Drilon Haraçia.

I akuzuari Besim Haxhijaha u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh, i cili dënim me pëlqimin e këtij të fundit u zëvendësua me dënim me gjobë në shumë prej 3600€ ku këtë shumë duhet ta paguaj në afat prej 30 ditësh.

Gjithashtu i akuzuari Besim është obliguar që të kthej dëmin material të Buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë prej 1596€ në afat prej 3 muaj.

I njëjti është obliguar që të paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësor 100€ dhe fondit të vikimave të krimit në shumë prej 50€ në afat prej 30 ditësh pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 9 gusht 2023, aktakuzë ndaj të pandehurit Besim Haxhijaha, ku sipas aktakuzës, i pandehuri Besim Haxhijaha, në korrik 2021 deri në prill 2022 në cilësinë e sportelistit të Postës së Kosovës – Dega në Rahovec, ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër apo ti shkaktojë dëm pasuror personit tjetër, kundërligjshëm i ka dhënë asistencën sociale personit tjetër N.N në emër të M.O nga fshati Petkoviç, Komuna e Rahovecit, por me banim në Slloveni. Tutje në aktakuzë thuhet se, në atë mënyrë nga i pandehuri, personi N.N ka tërhequr trembëdhjetë asistenca sociale në shumë të përgjithshme prej 1 mijë e 596 euro, dhe atë në dhjetë fletëpagesat e postës. Ashtu që i pandehuri Haxhijaha me veprimin e tij të kundërligjshëm, në emër të të dëmtuarës M.O, buxhetit të Republikës së Kosovës-Ministrinë për punë, Mirëqenie sociale dhe Transfere i shkakton dëm materiale në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë e 596 euro.

Me këto veprime, i pandehuri Haxhijaha akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter