|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykim lirues në rastin e ish-ushtruesit të detyrës së Sekretarit të MI-së dhe dy zyrtarëve tjerë

Sot me datë 31 Korrik 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, me trup gjykues: Kryetare e trupit gjykues, gjyqtarja Fatime Dërmaku dhe gjyqtarët Naser Foniqi, Ertan Sejfulla në cilësi të anëtarëve, është shpallur aktgjykim liruesnë çështjen penale ndaj të pandehurve, Nebih Shatri, Kadri Krasniqi ish – zyrtarë të MI dhe ish – Këshilltarit Politik në MI, Pjetër Ndou.

Në aktgjykimin e shpallur nga Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku, u theksua se me veprimet e të akuzuarve nuk është provuar se të njejtit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin, andaj Gjykata, konform nenit 363 të Kodit të Procedurës Penale, të njejtit i liroi nga akuza.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 6 nëntor 2020 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Nebih Shatri dhe Kadri Krasniqi ngarkohen se si persona zyrtar, në bashkëkryerje me qëllim që të tjerët të përfitojnë e duke e shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare kanë tejkaluar kompetencat, përkatësisht nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare.

Siç thuhet në aktakuzë, Shatri duke qenë në pozitën e u.d. Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), në kundërshtim me nenin 21 pika 2 të Udhëzimit Administrativ  nr. 08/2016 nuk ka lidhur kontratat pune me pyetësit e angazhuar A.B, L.L, B.P, A,R, A.Sh, S.S, E.B, B.B, M.B, V.K, L.A, F.F,  D.B, E.K, S.K, I.K, H.S, S.K, A.G, V.B, ashtu që ka lejuar që të njëjtit të punojnë gjatë vitit 2017 dhe 2018, Në Njësitë Rajonale për Patentë Shoferë në Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Ndërkaq, në aktakuzë thuhet se Krasniqi duke qenë në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Automjeteve në MI, me dijeninë e të akuzuarit Shatri, gjatë vitit 2017 dhe 2018 ka lejuar hapjen e konkursit për provim për licencim për pyetës teorik për patentë shoferë, pa asnjë planifikimi paraprak, ka licencuar pyetës në njësit rajonale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në kundërshtim me nenin 4 pika 1.6 të Udhëzimit Administrativ nr.08/2016, nuk ka bërë verifikimin e pyetësve, kështu që ka licencuar L.A, E.B, A.Sh, S.S, L.A, F.F, B.B, F.B, E.H, H.T, R.C, E.K, I.K, A.M, D.B, V.B, F.Ç, F.Q.

Gjithmonë sipas aktakuzës thuhet se Krasniqi në kundërshtim me nenin 1.7 të njëjtit Udhëzim, ka licencuar S.K. G.K, dhe V.L, me ç’ rast të akuzuarit Shatri dhe Krasniqi i kanë shkaktuar dëm në shkallë të madhe Buxhetit të Kosovës.

Me këto veprime prokuroria i ngarkon ata se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par. 1 lidhur me par 2.1 dhe 2.2 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në dipozitivin e dytë të aktakuzës, Pjetër Ndou ngarkohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë e me qëllim të përfitimit në të tjerëve, duke qenë në pozitën e këshilltarit politik në MI në vazhdimësi ka ushtruar ndikim tek zyrtarët e të njëjtës ministri, për dhënien e provimit të testit teorik për patentë shofer, punësim dhe tender.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Ndou në kundërshtim me pozitën e tij zyrtare ka ndikuar në komisionin përzgjedhës për ekzaminer, gjerësisht tek kryetari i komisionit-dëshmitari Mirdit Emini se si të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për ekzaminer.

Me këto veprime prokuroria e ngarkon Ndou se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” nga neni 431, par 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter