|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallen fajtor të akuzuarit për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë- Departamenti për Krime të Rënda është shpallur aktgjykim dënues ndaj zyrtarëve komunal të komunës së Deçanit, Ramë Melaj si Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Halil Tolaj si Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit dhe Jashar Hulaj si Shef i Sektorit për Inspekcion që të tre të akuzuar për korrupsion.

Shpalljen e aktgjykimit e bëri kryetarja e trupit gjykues, gjqytarja Violeta Husaj-Rugova.

I akuzuari Ramë Melaj u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 9 muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000€.

Të akuzuarit Halil Tolaj dhe Jashar Hulaj u dënuan me burgim në kohëzgjatje prej 3 vitesh dhe gjobë në shumë prej 5000€ secili veç e veç.

Ndërsa për pikën 4 të aktakuzës i akuzuari Melaj është liruar.  

Dënimin me gjobë të akuzuarit veç e veç janë të obliguar që ta paguajnë në afat prej 3 muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjithashtu gjykata ka obliguar të akuzuarit secilin veç e veç në pagesën e paushallit gjyqësor në shumën prej 100€, në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50€.

Palët e dëmtuara u udhëzuan në kontest civil.  

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, të datës 18 korrik 2022, i pandehuri Ramë Melaj në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, ngarkohet për 4 dispozitiv për veprën penale  ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Ndërsa sa i përket të akuzuarve Jashar Hulaj dhe Halil Tolaj, duke vepruar në bashkëkryerje , i  pandehuri Halil si drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit, K. Deçan, ndërsa i pandehuri Jashar si Shef i Sektorit për Inspekcion pranë kësaj drejtorie, ngarkohen për veprën penale “Keqperdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1, nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter