Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, u mbajt seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të zyrtarit policor Fidan Mati i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti.
Fjalën hyrëse të saj e ka dhënë prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, e cila tha se pas administrimit të provave materiale dhe pas dëgjimit të dëshmitarëve, do të vërtetohet gjendja faktike. Ajo tutje tha se do të vërtetohet se i pandehuri nuk ka shqiptuar tiketë të dëmtuarës për kundërvajtje, nga kjo do të thotë se vërtetohet se i njëjti ka marr ryshfet duke mos e shqiptuar tiketën.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Fidan Mati, av. Korab Bokshi, deklaroi se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor do të shqyrtohet një akuzë e cila bazën dhe themelet e saj i ka shumë të dobëta dhe se sipas mbrojtjes për më tepër nuk bazohet në prova të ligjshme.
Në fillim u ftua për të deklaruar dëshmitarja L.K, e cila ndër të tjera ka deklaruar se, ka qenë me vajzën këtu të dëmtuarën A.F tek mjeku dhe duke u kthyer ishin ndaluar nga policia për tejkalim shpejtësie. Tutje e njëjta deklaroi se e dëmtuara A.F kishte dal nga vetura e saj ashtu që zyrtari policor e kishte drejtuar tek vetura e policisë e cila kishte qenë 7-8 metra larg veturës së të dëmtuarës.
E njëjta shtoi se, e dëmtuara A.F ishte kthyer e kishte marr kuletën së bashku me 105 euro e cila thotë se i kishte thënë e dëmtuara ‘’shuj se po pshton leja, i kom vetëm 100 euro edhe qeto po ja jepi bashkë me 5 euro të tjera për kafe’’, dëshmitarja tha se në veturën e policisë nuk e di se çka ka bërë por e di që e ka marr kuletën bashkë me librezën. Më pas tha se, kur ishte kthyer e dëmtuara i kishte thënë ‘’shuj se u bo mirë se ja thash qato 100 euro çka i pata edhe patentin sma mur’’e kur e kishte pyetur se a ka marr tiketë për pagesën e bërë e dëmtuara i kishte thënë se ‘’shuj moj se m’pshtoj patenti’’.
Dhe në fund tha se, kur kishin arritur në shtëpi e dëmtuara i kishte treguar babait të saj, dhe kur i njëjti e kuptoi se e dëmtuara kishte dhënë të holla për t’i shpëtuar dënimin dhe nuk kishte marr ndonjë dëshmi, ashtu që e ka lajmtuar rastin në Inspektoriat të Policisë së Kosovës.
Në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit Fidan Mati, av.Korab Bokshi se a e ka parë të dëmtuarën duke i dhënë parat të mbrojturit të tij e njëjta ishte përgjigjur se jo nuk e ka parë duke i’a dhënë parat. Ndërkaq në pyetjen se a e ka dëgjuar të akuzuarin Fidan që i ka kërkuar 100 euro të dëmtuarës e njëjta është përgjigjur se nuk e ka dëgjuar.
Tutje, dëshmitari F.F tha se i pandehuri Fidan ka vendosur që ndaj të dëmtuarës të shqiptoj qortim verbal, pasi e njëjta lejohet sipas ligjit të trafikimit, ai shtoi se nuk ka vërejtur dhe nuk ka pasur as një dyshim ndaj të pandehurit në lidhje me rastin dhe se asnjëherë si mbikqyrës i të pandehurit s’ka pasur ndonjë vërejtje lidhur me punën e tij.
Ndërsa dëshmitari A.K, tha se në ditën kritike e kanë kryer detyrën zyrtare dhe se nuk i kujtohet të ketë pasur ndonjë parregullësi apo ndonjë situatë siç pretendon aktakuza.
Tutje është dëgjuar edhe dëshmitari A.K i cili tha se, ditën kritike e kanë kryer detyrën zyrtare dhe se nuk i kujtohet të ketë pasur ndonjë parregullësi. Ai tha se mbetet pranë deklarimit të tij të paraqitur pranë prokurorisë së shtetit, mirëpo shtoi se një ditë para kishte dhënë deklaratë edhe në IPK. Prokurorja Beqiraj-Hyseni e ballafaqoi me deklaratën e tij në IPK ku ndër të tjera tha se “ju keni shtuar se Fidan Mati më ka thënë se i’a morra këto 5 euro, këto do ti ndajmë për gjysmë, ke shtuar qe si kam marr këto të holla dhe ke deklaruar që ja ke pa në dorë’’, ndërsa dëshmitari tha se nuk është e vërtet, i njëjti tha se as ashtu se ka thënë para inspektoratit.
Ndërsa nuk ishte prezent e dëmtuara A.F pasi që e njëjta gjendet në botën e jashtme dhe deklarata e saj e dhënë në prokurori dhe polici u konstatua e lexuar, kështu që është vazhduar me administrimin e provave dhe mbrojtjen e të akuzuarit.
I akuzuari Fidan Mati gjatë mbrojtjës së tij ka deklaruar se, fillimisht kur është intervistuar nga IPK-ja nuk ka qenë në dijeni për rastin për të cilin po akuzohet por pasi i janë prezentuar oraret dhe video-incizimi. Sa i përket rastit tha se kolega i tij e kishte ndaluar veturën për tejkalim të shpejtësisë e ka legjitimu dhe e ka drejtuar tek i njëjti. Tutje shton se, personi në fjalë tek ai ka ardh vetem me patent shofer e ka sugjeruar me shku me i mar dokumentat e vetures, ka pas panik të madhe për t’i shqiptuar tiketën. Në fund tha se, pas bisedimit te shkurtër disa sekondesh me të njëjtën i është lutur që të mos e denoj se ka për të udhëtuar dhe ka qenë në Gjakovë për vizita mjeksore, të njejtën e ka falur duke i terhequr vërejtjen verbale që të mos bëjë kundërvajtje po ashtu e njejta nuk i ka ofruar e as nuk i jane kerkuar para, por faljen e ka bërë vetën për arsyje njërzore.
Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të datës 06.11.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fidan Mati, i cili në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor në Gjakovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon dhe pranon të holla në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare. Në aktakuzë thuhet se, zyrtari policor F.F e kishte ndaluar automjetin të cilin po e drejtonte A.F dhe e kishte njoftuar të njëjtën se e kishte tejkaluar shpejtësinë nga 50km/h ku ishte duke vozitur në 80km/h, dhe se asaj duhet t’i shqiptohet gjobë 300 euro dhe t’i konfiskohet patentë shoferi për 6 muaj, e dëmtuara njofton zyrtarin policor se jeton jashtë vendit, në Zvicër dhe kërkon nga zyrtari policor mos t’ia merr patentë shoferin, ku i njëjti e drejton të dëmtuarën të shkoi tek kolegu i tij, i pandehuri Fidan i cili ishte në veturën e policisë, kështu që e dëmtuara kur afrohet tek automjeti i policisë, i pandehuri Mati i kërkon 300 euro, e njëjta ishte përgjigjur se 300 euro nuk i ka por vetëm 100 euro. Ai ishte pajtuar me këtë shumë të të hollave dhe e udhëzon që këto të holla t’i fut në librezë dhe mos ta vërej askush dhe eja merre patentë shoferin. E dëmtuara shkon në veturën e saj i merr 105 euro dhe i vendos në librezë, më pas ia jep të pandehurit Fidan, i njëjti i pranon këto të holla, ia kthen librezën duke mos i dhënë asnjë dëshmi-dokument, për këtë lloj pagese.
Për këtë Fidan Mati po akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par 1. të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi