|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca  ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot ishte planifikuar të vazhdoj shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Avni Morina i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Përshkak të mungesës së dëshmitarit R.K, seanca e sotme ka dështuar të mbahet edhe pse i njëjti ishte ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e ka arsyetuar.

Mbrojtësi i të akuzuarit Avni Morina, av. Dardan Morina i propozoi gjykatës që seanca të ndërpritet dhe të shtyhet për një datë tjetër e gjithashtu propozoi që të ndërmerren veprime ligjore që dëshmitari të jetë prezent në seancën e radhës.

Këtë propozim nuk e kundërshtoi prokurorja e shtetit Ardita Beqiraj-Hyseni, duke i kërkuar gjykatës që të shiqohet mundësia e revokimin të aktvendimi për dëgjimin e këtij dëshmitari, pasi që është dëgjuar pranë kësaj gjykate një herë.

Gjyqtari i rastit Ilir Rashkaj tha se për sigurimin e pranisë së dëshmitarit R.K, gjykata do të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim stacionit të Policisë së Kosovës.

Kështu që në këto rrethana seanca e sotme është shtyer.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur me datë 28.03.2023, me të cilën akuzohet Avni Morina, i cili në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Rahovecit përdor autorizimin e tij në mënyrë të kundërligjshme nga janari deri në qershor të vitit 2021, duke i shkelur seriozisht të drejtat dhe duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xh.H dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që, i njëjti në zyren e tij i mundëson profesorit R.K dhe të dëmtuarës Xh.H të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët ku të njëjtën e e vërteton me vulën zyrtare, ku R.K përfiton që të marr pagën e plotë mujore pa dal fare në punë, ndërsa gjatë kësaj periudhe e dëmtuara sipas marrëveshjes së lartcekur e zëvendëson profesorin R.K pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, dhe pa ndonjë kontratë pune mban 26 orë mësimore, ku në muajin janar dhe shkurt nuk paguhet fare, ndërsa nga muaji mars e deri në muajin qershor, e dëmtuara paguhet në mënyrë private nga veq profesori R.K në shumë prej 250€, 

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga nenin 414 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter