|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve për krim të organizuar lidhur me shitblerjen të narkotikëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet seanca në rastin ku Luan Krasniqi, Halil Jonuzi dhe Srgjan Llomigora, së bashku me Astrit Goqin po akuzohen për krim të organizuar lidhur me shitblerjen të narkotikëve.

Seanca e sotme dështoi të mbahet për shkak të mungesës së të pandehurve Luan Krasniqi, Halil Jonuzi dhe Srgjan Llomigora.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Krasniqi, gjyqtari i rastit, gjykatësi Kushtrim Shyti tha se i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt përmes procesverbalit të seancës së kaluar, mirëpo mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

Kurse, poashtu i akuzuari Jonuzi nuk e ka arsyetuar vonesën.

Ndërsa sa i përket të pandehurit Srgjan Llomigora, i njëjti nuk gjendet në Kosovë dhe sipas familjarëve të tij ai është në vuajtje të dënimit në Serbi për një vepër tjetër penale.

Gjyqtari i rastit, gjyqtari Kushtrim Shyti deklaroi se ndaj të akuzuarve Krasniqi dhe Jonuzi gjykata do të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim.

Në këtë rast i akuzuar ka qenë edhe Agron Krasniqi, mirëpo i njëjti ka ndërruar jetë, meqë rast është pranuar certifikata e vdekjes dhe gjykata me vendim të veçantë do të pushoj procedurën penale.

Seanca e radhës e shqyrtimit gjyqësor do të mbahet në muajin tetor.

Sipas aktakuzës së ngritur më 9 mars 2015 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Astrit Goqi, A.K, Luan Krasniqi, Halil Jonuzi dhe Srgjan Llomigora akuzohen për krim të organizuar lidhur me shitblerjen e narkotikëve.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit, duke vepruar në bashkëpunim si një grup kriminal i strukturuar dhe i organizuar i shtrirë në territorin e tri shteteve – Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, i përbërë prej shumë anëtarëve, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare pa autorizim kanë blerë, kanë poseduar, shitur dhe transportuar substanca të cilat janë shpallur të rrezikshme, të llojit marihuanë, në atë mënyrë që gjatë periudhës së gjatë kohore, së paku gjatë tërë vitit 2013, kanë blerë marihuanë nga Shqipëria.

Në akuzë theksohet se i pandehuri Astrit Goqi e kishte transportuar deri në Kosovë, në fshatin Xërxë (Rahovec), dhe të pandehurit Agron Krasniqi dhe Luan Krasniqi kishin mbajtur deri sa e kishin organizuar transportin e së njëjtës deri në Serbi, tek i dyshuari i quajtur Sasha nga Beogradi, i cili kishte qëndruar në krye të këtij grupi të organizuar kriminal dhe i kishte mbikëqyrur veprimet e këtij grupi.

Tutje, thuhet se Sasha dërgesat e drogës zakonisht i kishte paguar me automjete të ndryshme si mjet pagese, kurse ndërmjetësimin mes anëtarëve të grupit nga Kosova dhe Serbia nga mesi i vitit 2013 e kishte kryer i pandehuri Srgjan Llomigora.

Me këto veprime, Astrit Goqi, A.K, Luan Krasniqi, Srgjan Llomigore dhe Halil Jonuzi akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të

vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter