|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet Gjykimi për Korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve për shkak të mungesës së njërit prej Avokatëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ka dështuar vazhdimi i seancës së shqyrtimit gjyqësor ndaj Ish-Ministres së Integrimit Evropian Dhurata Hoxha si dhe zyrtarëve të kësaj ministrie: Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe Ekrem Tahiri.

Të njëjtit në këtë çështje penale po akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismaili, ka konstatuar se në seancën e sotme prezent ishin: prokurorja Ilirjana Çollaku Tafa, të akuzuarit: Dhurata Hoxha, Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa me mbrojtësit e tyre, ndërsa nuk ka prezentuar avokatja Kosovare Kelmendi, mbrojtësja e të akuzuarit Gëzim Dushi, e cila kishte njoftuar paraprakisht gjykatën se nuk do kishte mundësi të ishte prezent në ditën dhe kohën e njejtë në këtë seancë.

Si rrjedhoj, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismajli, ka njoftuar se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e kësaj seance, duke  vendosur që e njejta të shtyhet për datën 08.10.2024 ora 09:30.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ish-ministrja Hoxha, po akuzohet se ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “ Pr solution”, e cila kishte për qëllim të informonte qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit, ndërsa e akuzuara Hoxha, këtë e ka shfytëzuar që të bëj promovimin e fushatës së saj zgjedhore si deputete në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit 2019 dhe se promovimi ishte realizuar duke publikuar banerët dhe videot të cilat lidheshin me fushatën zgjedhore të të akuzuarës Hoxha, e që ishte në kundërshtim me kushtet e kësaj kontrate.

Ish-ministrja Hoxha, akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Tutje, i pandehuri Fitim Mustafa, po akuzohet se si zyrtar në Prokurorim të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke vendosur kritere shtesë ndaj Operatorëve Ekonomik, në mënyrë që të shpërblehej Operatori Ekonomik “ PR solution.

Me këtë i pandehuri Fitim Mustafa, sipas aktakuzës po akuzohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Ndërsa, i akuzuari Ekrem Tahiri, akuzohet se në cilësin e bashkëpronarit të operatorit ekonomik “ PR solution”, nuk kishte kryer punët e kontraktuara sipas kontratës, mirëpo i njëjti kishte kryer shërbime të cilat nuk ishin në pajtim me kushtet e kontratës dhe se me këtë ka kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Ilir Koçani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter