|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Është dhënë mbrojtja e të akuzuarve në rastin ndaj zyrtarit të MI-së dhe Drejtorit të një kompanie private

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, me trup gjykues, Kryetar i trupit gjykues, gjyqtari Avni Syla, dhe anëtarët e trupit gjykues, gjyqtarët Sulltane Hoti, Alban Ajvazi, është mbajtur seanca ndaj të akuzuarve, Begzat Musliu dhe Naim Sallahu të cilët akuzohennga Prokuroria se kanë kryer veprat penale: ‘Keqpërdorimi i pozitës apo detyrës zyrtare’, dhe ‘Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik’.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Avni Syla, theksoi se nëseancën e sotme do të vazhdohet me paraqitjen e mbrojtjes sëtë akuzuarve.

Në vazhdim të mbrojtjes së tij, i akuzuari Naim Sallahu, nga pytjet e mbrojtësit të tij, av. Flamur Bllacaku, theksoi se, ka bërë dorëzimin e një deklarate të noterizuar, tek Organi Shqyrtues i Prokurimit, dhe për të njejtën shtoi se janëdeklaruar dy inzhinier dhe në të ishte konstatuar se ata kanëqenë të angazhuar në ndërtimin e Urës.

Sa i përket cështjes së ndërrimit të stafit, se të njejtën gjë a e lejon legjislacioni, i akuzuari Sallahu theksoi se si Kompani, nuk kishin kërkuar nga Menaxheri i Projektit që të ndërrojnëstafin, këtë e ka konstatuar edhe përmes Email-it zyrtarë, tutje shtoi se e gjithë kjo kishte të bënte me angazhimin për staf tjetër dhe kjo ishte cekur edhe në referencë se personi Fadil Shehu, ishte i angazhuar si Gjeodet në këtë rast.

Tutje, i akuzuari Naim Sallahu theksoi se, pasi që ishte paraqitur ky rast, bashkëpunimi kishte vazhduar me Gjeodetin Fadil Shehu, i njejti kishte kryer edhe disa punë për Kompaninë ‘Sallahu Shpk’.

Kurse, sa i përket ndonjë rasti tjetër ku përsoni Fadil Shehu kishte keqpërdorur bashkëpunimin me Kompaninë ‘Sallahu Shpk’, i akuzuari Naim Sallahu theksoi se kanë pasur edhe njërast tjetër, ku Fadil Shehu, ka kepërdorur marrëveshjen me qëllim të përfitimit personal, dhe kështu i kishte dhënëdokumentacionin për aplikim një kompanie tjetër, rrjedhimishtë shtoi se në këtë rast ishte dëmtuar Kompania ‘Sallahu Shpk’.

Në vazhdim të mbrojtjes së tij, nga pytjet e Prokurorit tëShtetit Bashkim Zeqaj, lidhur me raportin e punës të cilin Fadil Shehu e kishte kryer tek Iberlepenci, i akuzuari Naim Sallahu, theksoi se si Kompani, nga ana e Ministrisë lidhur me kontratat nuk ishte e obliguar që të nënshkruhej stafi menaxherjal, apo ndonjë inxhinier. Tutje, shtoi se këtë e kishte deklaruar edhe në Prokurori.

Tutje, i akuzuari Naim Sallahu theksoi, se nga viti 2020 nuk kanë fituar ndonjë tender nga Ministria e Infrastrukturës, me arsyen se kanë bërë shumë kallëzime ndaj zyrtarëve tëMinistrisë dhe theksoi se ndaj të njejtëve janë duke u zhvilluar Procedura Penale para Gjykatave të vendit.

Ndërsa, në pytjen e anëtares së trupit gjykues, gjyqtarës Sulltane Hoti, lidhur me angazhimin e inzhinierëve Fadil Shehu dhe Shaban Krasniqi, i akuzuari theksoi se për të dy ka pasur referencë për projektin i cili është objekt i akuzës, tutje shtoi se edhe inzhinierin Shaban Krasniqi e kanë paguar nëmënyrë të njejtë sikur Fadil Shehu-n.

Pasi që mbrojtja e të akuzuarve përfundoi, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Avni Syla theksoi se në seancën e radhës do të vazhdohet me paraqitjen e fjalës përfundimtare.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet me datë: 30 Shtator nga ora 13:30.

Kujtojmë që, sipas aktakuzës, i akuzuari Begzat Musliu, në cilësinë e personit zyrtar, si Drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, i ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me ligjin për Auditimin e Brendshëm të Financave Publike, përkatësisht nenin 25 par. 3.3 miratimin nga udhëheqësi i subjektit të sektorit publik, ministri apo sekretari i përgjithshëm; ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit publik me titull “Ndërtimin e urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9 segmenti Pejë-Kuqishtë me lokacion Drelaj”.

Prokuroria pretendon se i pandehuri Musliu ka vepruar vetëm me kërkesë të Operatorit Ekonomik “Sallahu” Sh.P.K, që është e ndaluar me ligj, po ashtu i pandehuri jashtë procedurave ligjore të auditimit të brendshëm, ka përpiluar raportin e auditimit në favor të Operatorit Ekonomik ” Sallahu” Sh.P.K, me qëllim të krijimit të dobisë për atë kompani, pa i vërtetuar provat në lëndën e iniciuar kundër këtij operatori.

Me këtë i pandehuri Begzat Musliu, akuzohet se ka kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë, nga neni 414 par. 1 i KPRK-së.

Tutje, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, i akuzuari Naim Sallahu, akuzohet se me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokumentacion të rremë, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues në procedurën e prokurimit publik.

Prokuroria pretendon se i akuzuari Sallahu në atë mënyrë që në pozitën e pronarit të kompanisë “Sallahu” Sh.P.K, ka ofertuar me dokumentacion të falsifikuar në Aktivitetin e Prokurimit, në të cilën lëndë ka prezantuar referencën për gjeodetin F.SH, se i njëjti kinse kishte punuar në projektin ” Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9 segmenti Balincë” dhe në projektin” Zgjerimi i rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës (Veternik), por në projektet në fjalë nuk ka qenë i angazhuar gjeodeti F.SH.

Me këtë i pandehuri Naim Sallahu, akuzohet se ka kryer veprën penale: Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik, nga neni 415 par. 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter