Projekt i realizuar nga:

Mbahet seanca e radhës në rastin ndaj nëntë të akuzuarve për Krim të organizuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, me trup gjykues, Kryetar i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti dhe anëtarët e trupit gjykues, gjyqtarët Valon Kurtaj, Kushtrim Shyti, është mbajtur seanca e radhës ndaj të akuzuarve Shaip Ferizi, Mexhid Mustafa, Ajdar Jashari, Shqipe Avdiu, Arben Jashari, Mustafë Vitia, Besnik Ferizi, Faton Topanica dhe Arsim Topanica, të cilët po akuzohen për Krim të organizuar lidhur me veprën penale Shpërdorim të detyrës zyrtare dhe Shmangie mashtruese nga pagesat e detyrimeve.

Në hapje të shqyrtimit gjyqësor, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti theksoi se lidhur me kërkesën për administrimin e provës, përkatësishtë nxjerrjes së bilancit nga Banka, kërkesë kjo e cila ishte bërë nga mbrojtësi i të akuzuarës Shqipe Avdiu në seancën e fundit, lidhur me këtë mbrojtësi theksoi se vetëm është konfirmuar pretendimi i mbrojtjes sa i përket kësaj prove. Gjykata pasi që vetëm kishte pranuar propozimin për plotësimin e provave, rrjedhimishtë u konsiderua si provë e lexuar.

Kurse, lidhur me propozimin e mbrojtësit Besim Parduzi, lidhur me pretendimin se malli i BDF se ishte i kontrabanduar, ai theksoi se ka disa prova për administrim që tregojnë se kjo nuk qëndron. Sa i përket kësaj cështje, Prokurori Special, Bekim Kodraliu theksoi se Prokuroria nuk pretendon se të gjitha mallarat janë të kontrabanduara, por janë të cekura datat dhe faturat tregojnë për pagesat e bëra si dhe lidhur me këto prova shtoi se nuk e konsideron që janë relevante për t’u administruar.

Në rrjedhë të kësaj, trupi gjykues morri aktvendim duke, refuzuar propozimin e mbrojtjes me arsyetim se këto prova janë thelbësishtë të pambështetshme dhe nuk kanë relevancë për procedurën.

Tutje, pasi që palët nuk kishin propozime të tjera për administrim të provave, seanca vazhdoi me paraqitjen e mbrojtjes së të akuzuarve.

I akuzuari Shaip Ferizi, fillimisht theksoi se pasi që dokumentet të cilat i propozoi më herët lidhur me ecurinë e punës së tij, nuk u pranuan nga Gjykata, i njejti theksoi se nuk mund të vazhdojë me paraqitjen e mbrojtjes së tij dhe rrjedhimisht shtoi se e ndjente obligim të sqaronte këtë cështje, ndryshe mbrojtësi i tij theksoi, se nuk ka pytje tjera për të mbrojturin e tij, i njejti theksoi se do të shfrytëzoj të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.

Në vazhdim, e akuzuara Shqipe Avdiu, në mbrojtjen e saj nga pytjet e avokatit të saj, theksoi se, në kohën kur edhe akuzohet kishte punuar në sektorin e shitjes në BDF PX, tutje shtoi se detyrat dhe përgjegjësitë e saj ishin, të priste personat të cilët kishin ardhur për të blerë mallrat, gjithashtu theksoi se raportin ditor ka pasur për detyrë t’a dërgoj tek shefi i saj. Tutje, shtoi se sa i përket pytjeve të Prokurorit, e akuzuara shfrytëzon të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

Tutje, i akuzuari Besnik Ferizi, në mbrojtjen e tij theksoi se, lidhur me cështjen për të cilën akuzohet ka dhënë një deklaratë dhe të njejtës i qëndron pranë, tutje shtoi, se gjatë vitit 2006 dhe 2007 kishte punuar si puntorë krahu, përkatësishtë nganjëherë edhe në Aeroport ushtarak.

Tutje, theksoi se kur kanë shkuar në aeroportin ushtarak, aty prezent kanë qenë Kfori dhe Policia e Kosovës, kurse sa i përket BDF, kishte punuar vetëm kur kanë sjellur mallërat. I akuzuari theksoi se deri tani nuk e ka kuptuar pse është i akuzuar, shtoi se i kishte shkuar në kontrollë tek shtëpia Dogana, ndërsa pas dy orësh e kishin arrestuar.

Në vazhdim, nga pytjet e Prokurorit Special, Bekim Kodraliu, i akuzuari Besnik Ferizi theksoi se, në këtë punë ishte angazhuar nga vëllau i tij Shaip Ferizi.

Të akuzuarit Arben Jashari, Mustafë Vitija, Mexhid Mustafa, Faton Topanica, Arsim Topanica dhe Ajdar Jashari theksuan se qëndrojnë pranë deklarimeve të dhëna në fazat e mëhershme të procedurës, ndërsa pasi që janë konsultuar me mbrojtësit e tyre, të njejtit do të shfrytëzojnë të drejtën e mbrojtjes në heshtje.

Pasi që përfundoi, paraqitja e fazës së dhënjes së mbrojtjes, Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti theksoi se në seancën e radhës, do të paraqitet fjala përfundimtare.

Seanca e radhës do të mbahet me datë: 11 Shtator 2024, nga ora 09:30.

Sipas aktakuzës së ngritur më 30 dhjetor 2008, nëntë të akuzuarit që nga 8 shtatori 2006 e deri më 9 tetor 2007, kishin kryer krim të rëndë si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, duke e pasur secili rolin e tyre të ndarë në veprimtari kriminale.

Në aktakuzë thuhet se me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të një dobie pasurore apo financiare të kundërligjshme, gjatë importimit të cigareve si kontraktues të KFOR-it dhe në emër të KFOR-it kishin keqpërdorur detyrat zyrtare.

Me këtë rast, sipas aktakuzës, cigaret në vlerë prej 2.931.929.08 euro nuk i kishin dorëzuar në KFOR, por u kanë shitur kompanive të tjera pa banderolë, duke shkaktuar evazion fiskal ndaj buxhetit të konsoliduar të Kosovës në shumë prej 2,441,927,71 euro.

Prokuroria të akuzuarit Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu dhe Arben Jashari, i ngarkonte me veprat penale “Krim i organizuar”, lidhur me veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare” si dhe me veprën penale “Shmangie mashtruese nga pagesat e detyrimeve”.

Ndërsa, të pandehurit Mustafë Vitia, Mexhid Mustafa, Lulzim Gashi, Besnik Ferizi, Faton Topanica, Arsim Topanica dhe Ajdar Jashari, i ngarkonte me veprën penale “krim i organizuar” lidhur me veprën penale “shmangie nga pagesat e detyrimeve”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter