|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon përseri nisja e gjykimit ndaj ish-prokurorit të Prizrenit për marrje rryshfeti dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, sot me datë 11.09.2024, ka dështuar nisja e gjykimit ndaj të akuzuarve Metush Biraj për veprën penale të ‘Marrjes së rryshfetit’ dhe Shkodran Pulaj dhe Naim Osmani, të akuzuar për veprën penale të ‘Dhënies së rryshfetit’.

Në hapjen e shqyrtimit fillestar, gjyqtari i rastit, Lufti Shala, ka konstatuar prezencën e Prokurores Speciale Shenaj Berisha, të akuzuarit Metush Biraj përfaqësuar nga mbrojtësi i tij Reshat Millaku, Shkodran Pulaj përfaqësuar nga mbrojtësi i tij Rinard Pulaj dhe Naim Osmani përfaqësuar nga Korab Bokshi i autorizuar nga mbrojtësi i tij Teki Bokshi.

Gjithashtu, gjyqtari i rastit ka njoftuar se kjo lëndë përmes prokuroris së Gjilanit është deleguar në Porkuroin speciale në Prishtinë, ku rrjedhimisht tutje është caktuar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti special.

Tutje, pas leximit të të drejtave dhe detyrimeve për palët, në pyetje të gjytqarit të rastit në lidhje me pajisjen e mbrojtjes me provat nga shkresat e lëndes, është deklaruar prokurorja speciale, e cila në mes tjerash ka deklaruar se: me aq sa ka njohuri pala mbrojtëse është pajisur me të gjitha provat dhe për çdo mungesë  janë të gatshëm ti pajisin me të njejtat.

Në fjalën e tij mbrojtësi i të akuzuarit Metush Biraj, avokati Reshat Millaku, në mes tjerash ka deklaruar se: se janë të pajisur me një pjesë të provave nga Prokuroria e Gjilanit dhe ajo e Prizrenit, por shumicen e provave nuk i kan në posedim, duke kërkuar nga gjykata që të obligoj prokurorin speciale që ti pajis në kohë sa me të shpejtë me provat e njejta.

Gjithashtu, i njejti i ka propozuar gjykatës që kjo seancë të ndërpritet dhe të shtyhet për një datë tjetër në mënyrë që të kenë kohën e mjaftueshme  për analizim të provave dhe kundërshtimin e tyre brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Në lidhje me këtë deklarim dhe propozim për shtyerje të seancës, janë pajtuar edhe mbrojtësit e dy të akuzuarëve të tjerë, ndërsa prokurorja speciale ka theksuar se do përmbushin çdo vendim të gjykatës dhe obligim ligjor për pajisen e palëve me provat e kërkuara.

Andaj, pas deklarimit të palëve, gjykata me aktvendim ka obliguar prokurorin speciale që brenda afatit 7 ditorë, ti pajis palët mbrojtëse me të gjitha provat nga shkresat e lëndes, ndërsa seanca është shtyer për datën 04.10.2024 ora 13:15

Sipas aktakuzës, i pandehuri Metush Biraj, në mes të muajve prill dhe korrik të vitit 2023, në Prizren, në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë, në shumë prej 20.000 €, në atë mënyrë që gjatë përfaqësimit në Gjykatën Themelore në Prizren, më 31.03.2023, në këmbim të premtimit heq dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave ndaj të akuzuarve: N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, të KPRK-së.

Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit Shkodran Pulaj dhe Naim Osmani, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë premtuar dhënien e ryshfetit për personin tjetër – tani të pandehurin Metush Biraj, me qëllim që i njëjti, në cilësinë e prokurorit të shtetit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor te datës 31.03.2023, të heq dorë nga aktakuza kundër të akuzuarve N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës të sipërshënuar penale. Me këto veprime kanë kryer veprën penale ’’ Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse

nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitorues Ilir Koçani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter