Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është shpallur aktgjykim lirues ndaj të zyrtarit policor Fidan Mati i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti.
Aktgjykimi ndaj Fidan Matit u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Sulltan Dobraj ku tha se në mungesë të provave në bazë të të cilave do të vërtetohej se i akuzuari ka kryer veprën penale, Gjykata ka marrë aktgjykim lirues.
Kundër këtij aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.
Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të datës 06.11.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fidan Mati, i cili në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor në Gjakovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon dhe pranon të holla në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare. Në aktakuzë thuhet se, zyrtari policor F.F e kishte ndaluar automjetin të cilin po e drejtonte A.F dhe e kishte njoftuar të njëjtën se e kishte tejkaluar shpejtësinë nga 50km/h ku ishte duke vozitur në 80km/h, dhe se asaj duhet t’i shqiptohet gjobë 300 euro dhe t’i konfiskohet patentë shoferi për 6 muaj, e dëmtuara njofton zyrtarin policor se jeton jashtë vendit, në Zvicër dhe kërkon nga zyrtari policor mos t’ia merr patentë shoferin, ku i njëjti e drejton të dëmtuarën të shkoi tek kolegu i tij, i pandehuri Fidan i cili ishte në veturën e policisë, kështu që e dëmtuara kur afrohet tek automjeti i policisë, i pandehuri Mati i kërkon 300€, e njëjta ishte përgjigjur se 300€ nuk i ka por vetëm 100€. Ai ishte pajtuar me këtë shumë të të hollave dhe e udhëzon që këto të holla t’i fut në librezë dhe mos ta vërej askush dhe eja merre patentë shoferin. E dëmtuara shkon në veturën e saj i merr 105€ dhe i vendos në librezë, më pas ia jep të pandehurit Fidan, i njëjti i pranon këto të holla, ia kthen librezën duke mos i dhënë asnjë dëshmi-dokument, për këtë lloj pagese.
Për këtë Fidan Mati po akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par 1. të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi










