Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Depratamenin Special, me trup gjykues, kryetar i trupit gjykues gjyqtari, Valon Kurtaj, dhe anëtarët Lutfi Shala, Kushtrim Shyti, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarës Albina Nura, e cila akuzohet nga Prokuroria, se ka Keqpërdorur detyrën zyrtare.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj njoftoi se trupi gjykues ka ndryshuar pasi që anëtarja e trupit gjykues, gjyqtarja Valbona Musliu, ka kaluar në Gjykatën e Apelit, dhe tani anëtar i trupit gjykues është gjyqtari, Kushtrim Shyti. Sa i përket kësaj cështje Prokurori Special, Naim Abazi theksoi se i shërben efiktivitetit të cështjes, që të konsiderohen të lexuara deklaratat e dhëna më herët, para trupit të kaluar gjykues.
Sa i përket provave të reja, përfaqësuesi i palës së dëmtuar av. Leutrim Syla theksoi se kanë një propozim që të dëgjohet një dëshmitarë dhe disa prova tjera materiale të cilat nuk ishin aprovuar nga trupi gjykues i kaluar. Dëshmitari i cili propozohet të dëgjohet është përfaqësuesi i BE, pasi i njejti është kryesus i zyrës së financave në BE, i njejti do të sqaroj aq sa din për rastin, po ashtu, do të sqaroj procedurat që zhivllohen pranë zyrës së BE, në lidhje me këto projekte e që lidhen drejtëpërdrejtë me detyrat e të akuzuarës.
Mbrojtësi i të akuzuarës Albina Nura, av. Kujtim Kërveshi, theksoi se pajtohet me propozimin e PSRK, duke konsideruar se i shërben objektivitetit të cështjes që të konsiderohen të lexuara deklaratat të cilat janë marrë nga shqyrtimi i kaluar, kurse sa i përket propozimiit të palës së dëmtuar, i njejti theksoi se këtë cështje e lë në diskrecion të trupit gjykues që të vendos lidhur me këtë kërkesë, tutje shtoi se nuk kanë propozime të reja për prova.
Sa i përket cështjes së kërkesës së përfaqësuesit të palës së dëmtuar, Prokurori Special Naim Abazi, theksoi se është dhënë mjaftueshëm sqarim dhe arsye se pse duhet të dëgjohet ky dëshmitarë.
Trupi gjykues, lidhur me cështjen e parë sa i përket konsiderimit të lexuara të gjitha deklarimet e dhëna në shqyrtimet e kaluara, e aprovoi kërkesën dhe rrjedhimishtë u konsideruan të lexuara të gjitha veprimet e marra deri në këtë shqyrtim gjyqësor.
Kurse, sa i përket propozimit të palës së dëmtuar, lidhur me dëgjimin e dëshmitarit të propozuar, u aprovua kërkesa dhe i njejti do të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit në shqyrtimin e radhës.
Ndërsa, sa i përket disa deklaratave të cilat mbrojtja i ka kërkuar që pala e dëmtuar t’i siguroj, lidhur me këtë cështje, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, av. Leutrim Syla, theksoi se deri në këtë moment, nuk kanë arritur që t’i sigurojnë të gjitha, por në formë elektronike theksoi se i ka të listuara disa prej tyre.
Tutje, mbrojtësi i të akuzuarës, av. Kujtim Kërveshi, propozoi që shqyrtimi i sotëm të ndërpritet, dhe mbrojtja të pajiset me të gjitha shkresat, atëherë mund të vazhdohet edhe me dëgjimin e dëshmitarëve.
Trupi gjykues, aprovoi kërkesën për ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor dhe njëkohësishtë dëshmitari i paraparë për seancën e sotme nuk mund të dëgjohet, tutje shtoi se, obligohet pala e dëmtuar t’i dërgoj shkresat përmes email, mbrojtjes dhe prokurorisë, në mënyrë që në seancën e radhës të mund të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve.
Seanca e radhës u caktuan të mbahen në datat: 30 dhe 31 Tetor nga ora, 09:30.
Kujtojmë që, trupi gjykues në këtë rast është ndryshuar pasi që, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani – Rama, ka aprovuar kërkesën e palës së dëmtuar për përjashtimin e trupit gjykues, i cili kryesohej nga Gjyqtari Vesel Ismaili dhe anëtarët Violeta Namani, Kujtim Krasniqi.
Sipas aktakuzës të Prokurorisë Speciale, thuhet se Albina Nura i ka tejkaluar kompetencat e saj si zyrtare vendore për reforma të administratës publike në zyrën e BE-së në Kosovë duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 500 mijë euro, ashtu që duke përfituar materialisht për vete gjatë implementimit të tenderit Mbështetje për Politikat dhe Planifikim Strategjik të Kosovës.
Ajo akuzohet se ka përgatitur dokumentet në mënyrë të kundërligjshme ashtu që duke ia rrit vlerën tenderit nga shuma rreth 2 milionë euro në 2 milionë e 500 mijë euro.
Sipas aktakuzës Albina Nura, me veprimet e saj ka kryer veprat penale: ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’ nga neni 422 i Kodit Penal dhe veprën penale ‘Konflit i interesit’ nga neni 424, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitoruar nga: Arton Hoxha