Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për krime të rënda, sot me datë 13.09.2024, është zhvilluar seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit Bejtullah Shala, për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.
Në hapjen e shqyrtimit gjyqësor, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja e rastit Medije Bytyqi me anëtaret Gazmend Bahtriti dhe Alltën Murseli, ka konstatuar prezencën në këtë seancë të Prokurores së Shtetit Bukurije Gjonbalaj, të akuzuarit Bejtullah Shala përfaqësuar nga mbrojtësi i tij i autorizuar Imer Beka dhe dëshmitari E.Gj.
Tutje, seanca ka vazhduar me leximin e aktakuzës nga ana e Prokurores së Shtetit, ndërsa i akuzuari është deklaruar fajtor në lidhje me veprën penale që ngarkohet sipas aktakuzës, duke theksuar se ka gabuar me veprimet e ti dhe regjistrimet që i ka bërë.
Mbrojtësi i të akuzuarit, ka deklaruar se i mbrojturi i tij e ka bërë pranimin e fajësisë në konsultim dhe me vullnet të lirë dhe në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedures Penale.
Ndërsa, Prokurorja e Shtetit, ështe pajtuar me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, pasi e njejta është bërë konform dispozitave ligjore.
Pas deklarimit të palëve, gjykata ka aprovuar pranimin e fajësis nga i akuzuari për veprën penale që i vihej në barë.
Tutje, seanca ka vazhduar me fjalën përfundimtare nga Prokurorja e Shtetit, e cila në mesë tjerash ka theksuar se meqensei i pandehuri ka pranuar fajësin konform dispozitave ligjore dhe në përputhëshmeri me provat nga shkresat e lëndes, me të cilat është vërtetuar se i njejti e ka kryer veprën penale që i vihej në barë. Gjithashtu e njejta i ka propozuar gjykatës, që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ti shqiptoj dënim konform ligjit dhe rrethanave lehtësuse si pranimi i fajësis.
Mbrojtësi i të pandeurit, në fjalën përfundimtare në mes tjerash ka deklaruar se: meqense i mbrojturi i tij ka pranuar fajësin, ka kërkuar nga trupi gjykues që gjatë shqiptimit të dënimit të ketë parasysh si rrethanë lehtësuse, përveq pranimit të fajësis edhe moshen e tij, gjendjen shëndetësore dhe kujdesin që e ka i njëjti ndajë njërit fëmije me probleme shëndetësore.
I akuzuari, ka mbështetur në tërsi fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij, duke u ndjerë i penduar për veprimet e tij, dhe duke lutur gjykatën që ti shqiptoj një dënim sa më të ulët për arsye të gjendjes së tij shëndetësore dhe ekonomike.
Pas deklarimit të palëve, gjykata ka vendosur përfundimin e seancës, duke caktuar shpalljen e aktgjykimit për datën 16.09.2024 në ora 13:15.
Sipas aktakuzës të datës 10.03.2023, mem numer PP/I.nr.55K/2023, I pandehuri Bejtullah Shala në cilësi të Zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunen e Fushë Kosoves, me dashje ka kepërdorur detyren zyrtare në atë menyrë që me dt. 16.05.2017 ka regjistruar dhe future në system personin M.G, poashtu me dt.04.06.2020 dhe 08.06.2020 edhe dy fëmijet E.G dhe S.G, të dy i ka regjistruar në Librin Amzë të të lindurëve duke u bazuar në certifikata të lindjes së lëshuara nga strukturat paralele Sërbe në Fushë Kosovë, gjithashtu me dt.12.06.2020 ka regjistruar në mënyrë të kundërligjshme në Librin Amzë dhe ka future në system përsonin R.G, duke shkelur dhe duke mos respektuar procedurat ligjore të regjistrimit, ka mundësuar përpilimin e dokumentit me përmbajtje të rreme.
Me këtë i njejti ka kryer veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ nga neni 427 par.1 të KPRK-së.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse
nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitorues Ilir Koçani