Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për krime të rënda, sot me datë 16.09.2024, është bë shpallja e aktgjykimit për të akuzuarin Bejtullah Shala, për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.
Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Medije Bytyqi, ka bërë shpalljen e aktgjykimit, ku i akuzuari Bejtulla Shala ëshë shpallur fajtor për veprën penale që i vihet në barë sipas aktakuzës, duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe me pelqimin e të akuzuarit e njejta do zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 1000 euro. Kjo gjobë do i munëdsohet të akuzuarit që të paguhet në 5 këste në afat prej 5 muajë nga dita e plotfuqishmeris së këtij aktgjykimi, ndërsa për shpenzimet në procedurë penale në emër të paushallit gjyqësor, obligohet të paguaj shumen në vlerë prej 100 euro në afat prej 15 ditësh.
Palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi do kenë të drejtë ankese brenda afatit ligjor pran Gjyktaës Themelore për Gjykatën e Apelit.
Sipas aktakuzës të datës 10.03.2023, mem numer PP/I.nr.55K/2023, I pandehuri Bejtullah Shala në cilësi të Zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunen e Fushë Kosoves, me dashje ka kepërdorur detyren zyrtare në atë menyrë që me dt. 16.05.2017 ka regjistruar dhe future në system personin M.G, poashtu me dt.04.06.2020 dhe 08.06.2020 edhe dy fëmijet E.G dhe S.G, të dy i ka regjistruar në Librin Amzë të të lindurëve duke u bazuar në certifikata të lindjes së lëshuara nga strukturat paralele Sërbe në Fushë Kosovë, gjithashtu me dt.12.06.2020 ka regjistruar në mënyrë të kundërligjshme në Librin Amzë dhe ka future në system përsonin R.G, duke shkelur dhe duke mos respektuar procedurat ligjore të regjistrimit, ka mundësuar përpilimin e dokumentit me përmbajtje të rreme.
Me këtë i njejti ka kryer veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ nga neni 427 par.1 të KPRK-së.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse
nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.Monitorues Ilir Koçani










