|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për korrupsion

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Thelemore në Pejë u mbajt seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Haxhi Istrefaj për korrupsion.

‘’Drejtësia Sot’’ raporton se në këtë çështje penale i akuzuari Haxhi Istrefaj në cilësinë e personit zyrtar në Agjencionin për Regjistrim Civil në Deçan po akuzohet se ka kryer veprën penale Ushtrim Ndikimi.  

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e shtetit Lumturije Vuçetaj, i akuzuari Istrefaj tha se, nuk ndihet fajtor dhe nuk e pranon fajësinë për veprat të cilat akuzohet.

Kështu që, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Leon Përlaska njoftoi për të drejtën e ankesës në afat prej 30 ditësh për kundështim të provave dhe për hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 15.08.2024, i akuzuari Haxhi Istrefaj, në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë pranon të holla nga të dëmtuarit dhe familjarët e tyre në cilësinë e personit zyrtar si Zyrtar pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente-Agjencionin për Regjistrimin Civil (ARC)-Deçan, me pretendimin që do të ushtrojë ndikim në vendimmarrje të personave zyrtar, ku me dashje, vetdije të plotë dhe me qëllim të përfitimit material për vete, në mënyrë të tërthortë pranon të holla nga familjarët e të dëmtuarit H.E, me prentendimin se ai është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarjen e personit zyrtar.

Tutje, i pandehuri Haxhi, brenda periudhës nga data 25.03.2022 e deri me 17.06.2023, fillimisht komunikon me të dëmtuarin duke i premtuar sigurimin e dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e tij në zyrën përkatëse, e duke i kërkuar shumën e të hollave prej 1000€, shumë e cila me dt. 25.03.2022 dërgohet nga bashkëshortja e të dëmtuarit K.E, e gjithashtu edhe me dt. 28.03.2022 dërgon shumën e të hollave prej 1260€, për këtu të pandehurin Haxhi.

Ndërsa në dispozitivin e dytë të këtij akti akuzues, i pandehuri Haxhi Istrefaj nga data 10.09.2022 gjerë me datë 17.06.2023, në pozitën e lartcekur, në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë pranon të holla nga i dëmtuari J.J me pretendimin që do të ushtrojë ndikim në vendimmarrje të personave zyrtar, ku me dashje, vetdije të plotë dhe me qëllim të përfitimit material për vete, në atë mënyrë që komunikon me të dëmtuarin duke i premtuar sigurimin e dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e tij në zyrën përkatëse, e duke i kërkuar shumën e të hollave prej 850€,

Me këto veprime i pandehuri Haxhi po akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ushtrim Ndikimi’’ në vazhdimësi, nga neni 424, par.1 e lidhur me nenin 77, par.1, nënpar 1.1 dhe 1.5 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter