Projekt i realizuar nga:

Lirohen nga Akuza Tekniket e Radiologjis së SHSKUK-së

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot me 17.09.2024 u bë shpallja e aktgjykimit për Albert Deda dhe Ismet Veliu, tekniket në Repartin e Klinikës së Radiologjisë në SHSKUK të cilët po akuzohen nga Prokuroria Themelore se kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra.

Gjykata ndaj të njejtëve ka shpallur aktgjykim lirues.

Tutje, Gjykata ka njoftuar se SHSKUK-ë përmes përfaqësuesit të saj ligjore si e palë dëmtuar në këtë rast, për realizimin e kërkesës pasuroro-juridike, udhëzohet në kontekst të rregullt civilo juridik, ndërsa lidhur me shpenzimet e procedurës penale të njejtat bien në barë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi do kenë të drejtë ankese brenda afatit ligjor pranë Gjyktaës Themelore për Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 23 shkurt 2021, të akuzuarit Deda dhe Veliu po akuzohen se në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë në Repartin e Klinikës së Radiologjisë në SHSKUK-së ku ishin përgjegjës të çelësave, kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, me ç’rast kanë dëmtuar buxhetin e SHSKUK-së 202 euro që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Me këtë, Deda dhe Veliu po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Ilir Koçani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter