Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, sot me datë 19.09.2024, ka dështuar nisja e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Nagip Krasniqi për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Në hapjen e shqyrtimit fillestar, Gjyqtari i rastit Arben Hoti, ka konstatuar prezencën e Prokurorit Special Dren Paca, të akuzuarit Nagip Krasniqi përfaqësuar nga mbrojtësi i tij Virtyt Ibrahimaga, Fahri Fazliu përfaqësues i KEK-ut si palë e dëmtuar, ndërsa ka munguar përfaqësuesi i Qeveris së Kosovës nga Avokatura Shtetërore.
Tutje, pas leximit të të drejtave dhe detyrimeve për palët, në pyetje të gjyqtarit të rastit në lidhje me pajisjen e mbrojtjes me provat nga shkresat e lëndes, është deklaruar mbrojtësi i të pandehurit Avokati Virtyt Ibrahimaga, i cili në mes tjerash ka deklaruar se; sipas obligimeve nga dispozitat ligjore te KPPRK-së, nga ana e Prokuroris Speciale nuk janë pajisur dhe nuk janë shpalosur një mori provash të paraqitura në aktakuzë, duke përfshirë kallximet penale, raportet e policisë, aktvendimet, parashtresat në fazën hetimore, përgjigjja e KEK-ut përmes e-mailit, deklarimet e dëshmitarëve në fazën hetimore, raportin e ATK-së, deklaratat e të dëmtuarëve, kontratat e pa përkthyera nga Gjuha Angleze etj.
Prokurori Dren Paca, në lidhje me këtë ka deklaruar se: Prokuroria Speciale me dt.21.08.2024, ka përmbushur obligimin e saj duke ju siguruar mbrojtjes të gjitha provat në të cilat mbështetet aktakuza, duke shtuar se mbrojtësi i të pandehurit ka nënshkruar vërtetimin që konfirmon pranimin e aktakuzës dhe të gjitha provave të cilat janë propozuar në aktakuzë.
Gjithashtu, i njëjti ka theksuar se Prokuroria e ka të drejtën të ndërmarë veprime tjera hetimore, por të cilat gjatë fazës hetimore ka vlersuar që nuk i kontribuojn këti procesi gjyqësor për arsye që nuk janë as në favor as në disfavor të të pandehurit, dhe me qellim të mos prolongimit të kësaj çështje të njëjtat nuk janë propozuar.
Tutje, në lidhje me parashtresat dhe provat tjera shfajësuese për të pandehurin të paraqitura nga mbrojtja, Prokurori ka theksuar se pas analizimit të tyre nuk ka vlerësuar që të njëjtat mundë të jenë pjesë e aktakuzë.
Ndërsa sa i përket kontratave të pa përkthyera, Prokurori i rastit ka pranuar që mundë të jetë një lëshim nga ana e tyre por nisur nga fakti se këto janë siguruar nga vet institucioni që e ka përfaqesuar i pandehuri dhe të njëjtat janë nënshkruar në Gjuhën Angleze, kanë konsideruar që i njëjti e kupton të njëjtën gjuhë dhe s’do kishte ndonjë pengës në këtë fazë të procedurës.
Kurse për aktvendimet e përmendrua nga mbrojtja, Prokurori ka theksuar se sipas KPPRK-së të njejtat i dorzohen vetëm Gjykatës, kurse për veprimet tjera operacionale nuk e kanë për obligim t’ja dorëzojn mbrojtjes e as Gjykatës, përveq në ato raste kur e parasheh Kodi i Procedures Penale.
Pas këtyre deklarimeve, kryetari i trupit Gjykues Arben Hoti ka njoftuar se Gjykata ka bërë shqyrtimin paraprak të Aktakuzës dhe ka konstatuar se e njëjta është e hartuar konform dispozitave ligjore te KPPRK-së dhe të njëjtën se ka kthyer për plotësim pasi i përmban të gjitha elementet.
Gjithashtu, Gjykata me aktvendim ka obliguar Prokurorin e rastit që sipas nenit 239 të KPPRK-së, të gjitha materialet për të pandehurin në aktkauzë dhe nenit 236, materialet dhe gjithë lënda e hetimit ti dorzohet Gjykates, ndërsa të gjitha provat e paraqitura sipas aktakuzës e të cilat nuk i ka mbrojtja e njëjta të ketë qasje të barabart në analizimin e tyre.
Ndërsa, pasi që Prokuroria Speciale posedon autorizime të veqanta, obligohet që për çfarëdo prove tjetër të pazbuluar, ti shpalos të njëjtat pasi që mbrojtja nuk i ka ato mundësi për zbulimin e tyre.
Tutje në lidhje me përkthimin e provave, Gjykata nuk e ka konsideron si pengës në këtë fazë të procedures por kjo mundë të bëhet në një fazë tjetër të procedurës.
Në lidhje me këtë Prokurori i rastit ka shprehur gadishmerin për paisjen me provat që janë pjesë e aktkauzës dhe që mbrojtja pretendon që nuk i posedon, kurse mbrojtja ka deklaruar se Prokuroria nuk ka monopol në procedurë dhe e ka për obligim që ti pajis me provat e lartcekura dhe duke i propozuar Gjykatës shtyerjen e seancës deri në pajisjen me provat e kërkuara.
Andaj, pas deklarimit të palëve dhe kërkesës së palës mbrojtëse, Gjykata me aktvendim ka ndërprerë seancën dhe të njëjtën e ka shtyer për datë 08.Tetor.2024 në ora 09:30.
Sipas aktakuzës, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Në aktakuzë thuhet se, operatorit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 euro. Gjithashtu, thuhet se kjo kishte dëmtuar dhe diskriminuar operatorët tjerë ekonomik konkurrent që operonin në tregun e Kosovës që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore.
Ndërsa, dëmi material ndaj KEK-ut, thuhet se është në shkallë të madhe, përkatësisht 3.229.905.00 euro.
Nga provat e prokurorisë, tregohet se ZRrE, KEK-ut i kishte shqiptuar dënim për shkak të shkeljeve të konstatuara në blerje të energjisë. Raporti i Zyrës së Regullatorit kishte gjetur se bazuar në legjislacionin e vendit, aktivitetet e tregtisë së energjisë mund të ushtrohen vetëm me licensë të lëshuar nga ZRrE, e që janë të regjistruara në Kosovë.
Aty thuhet se aktivitetet pa licenca, mund të lejoheshin vetëm nëse operatorët kanë licencë në vendet e tyre të cilat mund të njihen në Kosovë vetëm pasi të jenë plotësuar kushtet sipas rregullores për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë.
Sipas aktakuzës, ZRrE kishte reaguar disa herë përmes shkresave dhe emailit zyrtar që KEK të veprojë në përputhje me ligjin dhe aktivitetet e tregtimit të energjisë me operatorë të palicensuar.
Tutje, thuhet se ZRrE më 19.08.2022, kishte monitoruar procesin e tregtimit në kohë reale dhe kishte vërejtur se pavarësisht vërejtjeve dhe kërkesave KEK kishte vazhduar të veprojë në kundërshtim me ligjin.
Grupi punues i KEK-ut, ishte pajtuar që të respektonin të gjeturat e raportit të ZRRE-së. “Pavarësisht bindjeve dhe argumenteve të cekura më lartë, KEK do të respektoj përfundimisht qëndrimet e ZRrE-së, si një institucion i thirrur për rregullim të sektorit të energjisë i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas legjislacionit në fuqi, i cili i jep ketë kompetencë. Në këtë rast, KEK do të ndërpresë tregtimin energjisë me tregtarë që nuk prezantojnë licencë apo dëshmi nga ZRrE që e dëshmojnë që nuk kanë licencë meqë janë shtjerrë të gjitha mundësitë me komunikimet që kemi pasur me ZRrE”, thuhet në aktakuzë.
Kjo përgjigje e grupit punues sipas prokurorisë nuk ishte dërguar e plotë. E-maili i përcjelle nga Eljas Jashari, thuhet se ishin dërguar vetëm komentet mospajtuese që kundërshtonin të gjeturat e ZRrE-së, duke konsideruar se nuk kishin nevojë për licenca shtese, meqë të njëjtat ishin të licencuara në shtetet e tyre.
“Sipas përgjigjes së lartcekur rezulton se ZRrE-së nuk i ishin përcjellë qëndrimet e grupit punues të KEK, por qëndrimi personal i Nagip Krasniqit”, thuhet në aktakuzë.
Tutje, thuhet se edhe nga opinioni i zyrës ligjore të KEK-ut, ku në ‘cc’ ishte edhe vetë i pandehuri Krasniqi, i kishte dhënë të drejtë ZRrE-së, duke e vë në dijeni të akuzuarin Krasniqi që duhet të respektohet rregullatori pasi është autoriteti shtetëror që ka kompetencë për këtë fushë. Madje, sipas këtij opinioni edhe kur KEK-ka dërguar rastet në Gjykatë, ZRrE ka fituar rastet dhe kërkesëpaditë e tyte janë refuzuar, pasi kompetenca e tyre është përfundimtare për çështjet e energjisë elektrike.
Nagip Krasniqit, sipas aktakuzës i ishte dërguar edhe një email nga Departamenti i Menaxhimit të Tregtimit me Energjinë duke kërkuar nga Krasniqi konfirmimin nëse duhej tregtuar me operatorin “HSE”, duke theksuar se nga përgjigja dërguar ZRrE-se, nënkuptohej se duhej të vazhdohej tregtimi.
I akuzuari Krasniqi ishte përgjigjur “konfirmoj vazhdimin e tregtimit sipas përgjigjes që i është dërguar ZRrE-së”. Si pasojë e kësaj, tregtimi me ketë operator të pa licensuar kishte vazhduar deri në pezullimin dhe ndërprerjen përfundimtare të kontratës në maj 2023, përkatësisht gusht 2023.
Me konfirmimin që drejtori operativ Luigj Imeri kishte kërkuar nga kryeshefi Krasniqi, në këtë korrespodencës, sipas prokurorisë thuhet se pas përgjigjes së Krasniqit, Anjeta Zeqiri dhe Besa Shatri ishin tallur.
“Hahaha ja ke prish tripat”, “Ej qetu Luigji ka pas me dhanë dorëheqje…i paska ra pishman”, ishin replikat në ketë e-mail zyrtar.
Operatori nga Sllovenia thuhet se nuk ishte në listën e kompanive të licencuara e sipas ARBK-së, as e regjistruar si biznes në Kosovë.
Tutje, në aktakuzë bëhet e ditur se pas shkresës se KEK-ut të 7 gushtit 2023, vërtetohet se pas arrestimit të Nagip Krasniqit (për çështje që nuk ndërlidhen me këtë rast), KEK me date 19.05.2023 fillimisht kishte njoftuar “HSE” se po e pezullonte bashkëpunimin për ta njoftuar me vonë se po e shkëpusin kontratën në mungese të licencës se lëshuar nga ZRRE, duke e njoftuar se në momentin që “HSE” dëshmon posedimin e licencës të lëshuar ose të njohur nga ZRRE, atëherë KEK mund të iniciojë procesin e nënshkrimit të një kontrate të re.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitorues Ilir Koçani










