Projekt i realizuar nga:

Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin ‘’Brezovica’’

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas agjendës së planifikuar do të mbahej seanca gjyqësore ndaj 12 të akuzuarve në rastin ‘’Brezovica’’ mirëpo e njëjta seancë nuk është mbajtuar në mungesë të prokurorit të çështjes.

‘’Drejtësia Sot’’ ka siguruar informacione përmes zyrës së kryetari të trupit gjykues, gjyqtarit Leon Përlaska se seanca e sotme nuk do të mbahet pasi që nuk do të jetë prezent prokurori i çështjes Rasim Maloku i cili në kohë të arsyshme kishte njoftuar gjykatën për mosardhjen e tij.

Kujtojmë që sipas aktakuzës janë të akuzuar 12 persona për vepra të ndryshme penale.

I akuzuari Bratislav Nikoliq ngarkohet për 28 vepra penale, ku 9 prej tyre janë vepra penale të ‘’Keqpërdorimit të pozitës apo të autoritetit zyrtar’’, 9 dispozitiv për veprën penale ‘’Marrje ryshfeti’’, 9 dispozitiv për veprën penale ‘’Ushtrim Ndikimi’’ si dhe, i njëjti është i akuzuar edhe për veprën penale penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

I akuzuari Dimitrije Recicevic, është i akuzuar për 3 vepra penale të ndryshme me gjithsej 11 dispozitiv. Për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar’ ka 9 dispozitiv, i njëjti gjithashtu akuzohet edhe për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ si dhe është i akuzuar edhe për veprën penale penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Sa i përket të akuzuarve Dimitrije Recicevic, Hysen Bajrami dhe Dragomir Milosavleviq në bashkëveprim, si persona zyrtar në pozita të ndryshme, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare në pajtim me nenit 24 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, ku me veprimet e tyre në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 428 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I akuzuari Sasha Milosavleviq akuzohet për veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ edhe për veprën penale ‘’Ushtrim ndikimi’’ si dhe, për veprën penale penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Pastaj i akuzuari Arben Çitaku, akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ si dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontrolle ose në posedim të paautorizuar të armëve.

Më pas i akuzuari i radhës është Bedri Halimi, i cili me veprimet e tij ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Gjithashtu i akuzuari Mustafë Hyseni ngarkohet me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit’’.

Tutje, i akuzuari Hysen Ajdini akuzohet për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’, gjithashtu ngarkohet edhe me veprën penale ‘’Ushtrim ndikimi’’.

Pastaj, i akuzuari Sasha Spasiq akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në ndihmë, ku ka ndihmuar të akuzuarin Bratislav Nikoliq në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit, gjithashtu edhe i akuzuari Jadran Kosiq akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në ndihmë, ku ka ndihmuar të akuzuarin Bratislav Nikoliq në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit.

Dhe në fund është i akuzuari Raif Bajrami i cili ngrakohet me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit’’.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter