Projekt i realizuar nga:

Dëgjohen dëshmitarët në rastin e të akuzuarit për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ku të akuzuar janë Bajram Kokalla për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në fjalën hyrëse prokurori zëvendësues Enis Gashi për prokuroren Dëshirë Jusaj tha se, pas administrimit të provave materiale dhe pas dëgjimit të dëshmitarëve, do të vërtetohet gjendja faktike e përshkruar në aktakuzë.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Bajram, av. Meshari Selimaj ka thënë se, gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, do të vërtetohet e kundërta nga përshkrimi i gjendjes faktike të dhënë nga Prokuroria, dhe se do të vërtetohet se i mbrojturi tij nuk ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Kështu që është vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit F.Z i cili ndër të tjera ka thënë se, është zëvendësues inspektor i ARC-së dhe se sa i përket rastit konkret tha se janë njoftuar pasi që kanë pranuar kërkesë nga Prokuroria e Gjakovës për të sqaruar përfundimisht veprimet e zyrtarit Bajram Kokalla me kryerjen e detyrës zytare të tij.

Tutje shtoi se,  sa i përket përmbushjes së kritereve në dosje ka qenë edhe një faturë e tatimit në pronë e cila ka mospërputhje me datat e regjistrimit, që i bie se fatura është bashkangjitur më vonë, pas regjistrimit.

Në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit, Bajram Kokall, av. Meshari Selimaj, tha se veprimi i të pandehurit është bazuar në një dokument kroat i cili për ju ka qenë i ligjshëm, andaj ka kërkuar të dijë a nënkupton se gjatë veprimeve të tij në këtë rast duke përdorur këtë letërnjoftim këtu i pandehuri ka vepruar drejtë në trajtimin e çështjes në gjendje civile.

Dëshmitari tha se, zyrtari këtu i pandehuri është dashur t’i përmbahet Udhëzimit Administrativ për kritere, që do të thotë i dëmtuari M.B është dashur t’i dorzojë dokumentet siç parashihet në UA-në 25/2013,  dosja pra, ka qenë e kompletuar në përgjithësi por jo e zbatuar sipas UA-së.

Në pyetjen e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Driton Sadiku se a nënkpton që dokumenti kroat ‘’Dozvola Boravka’’ nuk ka qenë i mjaftushëm në momentin kur është bërë regjistrimi në sistem, dëshmitari tha se, ky dokument ka qenë i pamjaftueshëm për regjistrim në sistem pasi që është dashur të ketë edhe njërin prej dokumenteve si libreza ushtrarake, shëndetësore, patentshofer, indeks apo librezë të punës.

Tutje u dëgjua dëshmitari S.M – Udhëheqës i Qendrës për Pajisje me Dokumente në Pejë, i cili tha se, në qendër është paraqitur një person M.B për me apliku, për t’u pajisur me dokument të Republikës së Kosovës, kur e kemi fut nr.personal në sistem elektronik do të thotë se janë paraqitur të dhëna se ekziston një person që është i pajisur me atë nr.personal me dokument të RKS-së. Pas kësaj ai tha se e ka njoftuar i inspektoratin  e ARC-së dhe Policinë e Kosovës.

Në fund, u dëgjua edhe dëshmitari Z.G, i cili tha dallimi në mes të dëmtuarit M.B dhe përsoni të regjistruar në emër të tij ka qenë tek fotografia e paraqitur në sistem dhe për këtë arsye e kishte njoftuar udhëheqësin e tij.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Gjakovës, e ka dënuar me 6 muaj burgim me kusht Riza Krojin, i cili akuzohej për vjedhje të identitetit, në seancën 17 janarit 2024 gjykatësi i çështjes Ilir Rashkaj ka bërë veçimin e procedurës ndaj të akuzuarit Bajram Kokalla, pasi i akuzuari Kroj pranoi fajësinë për veprën që i vihet në barrë.

Sipas aktakuzës, me datë 10.12.2019, në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës, i akuzuari Bajram Kokalla nuk ka përfillur udhëzimin administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme nr. 05/2017 ku përcakton kriteret e fitimit të shtetësisë paraqitet nuk e ka bërë verifikimin e palës në Zyrën e Gjendjes Civile, e ka regjistruar në Gjendjen Civile duke bërë rishkrimin e lindjes së tij me gjenerim të numrit personal, i cili regjistrim i ka shërbyer më pas të pandehurit Riza Kroj, që në emër të palës së dëmtuar M.B të aplikoj dhe të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës , me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.  Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter