Projekt i realizuar nga:

Është dhënë fjala përfundimtare në rastin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve të akuzuar për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, sot me dt. 09.10.2024 ka vazhduar seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Ish-Ministres së Integrimit Evropian Dhurata Hoxha si dhe zyrtarëve të kësaj ministrie: Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe Ekrem Tahiri.

Të njëjtit në këtë çështje penale po akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismaili, ka konstatuar se në seancën e sotme prezent ishin: prokurorja Ilirjana Çollaku Tafa, të akuzuarit: Dhurata Hoxha, Gëzim Dushi, Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa me mbrojtësit e tyre.

Palët në procedurë kanë dorëzuar me shkrim fjalën përfundimtare, mirëpo edhe kanë elaboruar të njëjtën.

Në elaborimin e fjalës përfundimtare, prokurorja speciale Ilirjana Tafa Ҫollaku, në mes tjerash ka deklaruar se mbetet pranë aktit akuzues sa i përket të akuzuarëve, duke shtuar se sipas provave materiale, dëshmive të dëshmitarëve, ekspertëve dhe provave tjera gjatë shqyrtimit gjyqësor, është vërtetuar se të akuzuarit  me vetëdije dhe me dashje kanë kryer veprën penale, duke mos respektuar procedurat e prokurorimit, mangësit në lidhje të kontratës,  favorizimi i kompanis Pr Solution, devijimi i qëllimeve të kontratës për qëllime elektorale të  ish-Ministres së Integrimit Europian Dhurata Hoxha, duke i shkaktuar dëme financiare buxhetit të Republikës së Kosoves.

Prokuroria beson se është vërtetuar fajësia e të akuzuarëve duke i propozuar gjykatës që të njëjtit të shpallën fajtorë sipas ligjit.

Tutje, elaborim te shkurtër të fjalëve përfundimtare  kanë dhënë edhe mbrojtësit e të akuzuarëve, të cilët në mes tjerash kanë kontestuar në tërsi gjendjen faktike të përshkruar në aktakuzë, duke deklaruar se gjatë shqyrtimit gjyqësor prokuroria e shtetit nuk ka arritur të provoj me asnjë provë qoft materiale, dëshmitarëve apo ekspertizave që të mbrojturit e tyre kan kryer veprat penale që ju ngarkohen sipas aktkauzës të ngritur nga Prokuroria Speciale.

Gjithashtu mbrojtësit kanë kërkuar nga gjykata që të mbrojturit e tyre të shpallën të pafajshëm dhe të lirohen nga akuza.

Andaj, pas deklarimit të palëve kryetari i trupit gjykues, gjyqtari  Vesel Ismajli, me pajtimin e palëve ka njoftuar që shpallja e aktgjykimit to bëhet me datë 14.10.2024 në ora 13:15.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ish-ministrja Hoxha, po akuzohet se ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “ Pr solution”, e cila kishte për qëllim të informonte qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit, ndërsa e akuzuara Hoxha, këtë e ka shfytëzuar që të bëj promovimin e fushatës së saj zgjedhore si deputete në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit 2019 dhe se promovimi ishte realizuar duke publikuar banerët dhe videot të cilat lidheshin me fushatën zgjedhore të të akuzuarës Hoxha, e që ishte në kundërshtim me kushtet e kësaj kontrate.

Ish-ministrja Hoxha, akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Tutje, i pandehuri Fitim Mustafa, po akuzohet se si zyrtar në Prokurorim të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke vendosur kritere shtesë ndaj Operatorëve Ekonomik, në mënyrë që të shpërblehej Operatori Ekonomik “ PR solution.

Me këtë i pandehuri Fitim Mustafa, sipas aktakuzës po akuzohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Ndërsa, i akuzuari Ekrem Tahiri, akuzohet se në cilësin e bashkëpronarit të operatorit ekonomik “ PR solution”, nuk kishte kryer punët e kontraktuara sipas kontratës, mirëpo i njëjti kishte kryer shërbime të cilat nuk ishin në pajtim me kushtet e kontratës dhe se me këtë ka kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Ilir Koçani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter