Projekt i realizuar nga:

Lirohen nga akuza ish-ministrja Dhurata Hoxha dhe të tjerët të akuzuar për korrupsion

Sot me datë  14 Tetor 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, u bë  shpallja e aktgjykimit pë r Ish-Ministren e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, zyrtarëve të kësaj ministrie Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe pronarit të  kompanis Pr-Solution Ekrem Tahiri.

Të njëjtit në këtë çështje penale po akuzohen për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, përkatësisht ndihmë  në  kryerjen e veprës së  lartë cekur.

Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari  i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismajli, u theksua se me veprimet e të akuzuarve nuk është provuar se kanë kryer veprat penale, siç ngarkoheshin nga Prokuroria e shtetit, andaj të  njejtit gjykata i ka liruar nga akuza.

Gjithashtu, kryetari i trupit gjykues, shtoj se shpenzimet e procedurës bien në mjetet buxhetore të gjykatës, ndërsa palët e pa kënaqura me vendimin kanë  të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ish-ministrja Hoxha, po akuzohet se ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “ Pr solution”, e cila kishte për qëllim të informonte qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit, ndërsa e akuzuara Hoxha, këtë e ka shfytëzuar që të bëj promovimin e fushatës së saj zgjedhore si deputete në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit 2019 dhe se promovimi ishte realizuar duke publikuar banerët dhe videot të cilat lidheshin me fushatën zgjedhore të të akuzuarës Hoxha, e që ishte në kundërshtim me kushtet e kësaj kontrate.

Ish-ministrja Hoxha, akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Tutje, i pandehuri Fitim Mustafa, po akuzohet se si zyrtar në Prokurorim të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke vendosur kritere shtesë ndaj Operatorëve Ekonomik, në mënyrë që të shpërblehej Operatori Ekonomik “ PR solution.

Me këtë i pandehuri Fitim Mustafa, sipas aktakuzës po akuzohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Ndërsa, i akuzuari Ekrem Tahiri, akuzohet se në cilësin e bashkëpronarit të operatorit ekonomik “ PR solution”, nuk kishte kryer punët e kontraktuara sipas kontratës, mirëpo i njëjti kishte kryer shërbime të cilat nuk ishin në pajtim me kushtet e kontratës dhe se me këtë ka kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Ilir Koçani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter