Në Departamentin e Krimeve të Rënda, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka vazhduar gjykimi në rastin e të pandehurve, Ali Hocaoglu, Astrit Bakiqi, Abdullah Tuna, Driton Sylejmani, Arton Beqiri, Lulzim Brovina, Borche Petrovski, Mahmut Qakmak, Shpend Elezi, Raif Qavolli dhe Blerim Zuna të cilët nga Prokuroria akuzohen për veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’.
Trupi gjykues që po trajton këtë rast kryesohet nga gjyqtari Alban Ajvazi dhe përbëhet prej anëtarëve gjyqtarja Sulltane Hoti dhe gjyqtari Avni Syla. Ndërsa, Prokuroria Themelore përfaqësohet nga Prokurorja e Shtetit Bukurie Gjonbalaj.
Gjykimi ka vazhduar me dëgjmin e dëshmitarit, M.V. i cili ndër të tjera theksoi se qëndron në tërësi pranë deklarimit të dhënë në Prokurori, tutje shtoi se në vitin 2010 kishte pasur probleme shëndetësore, përkatësishtë theksoi se e kanë dërguar në emergjencë, tutje dëshmitari theksoi se e kishin dërguar në spitalin ‘EDA’, dhe pastaj pas një kohë i kishin vendosur katër Stenta. Tutje, në pytjet e av. Behar Ejupi dëshmitari pas një ballafaqimi me një faturë theksoi se koronografinë e ka bërë gjatë kohës 2010-2011. Ndërsa, mbrojtësit e tjerë si dhe të pandehurit theksuan se nuk kanë pytje për dëshmitarin.
Tutje, shqyrtimi ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarës, N.M e cila theksoi se mbetet pranë deklarimit të dhënë në Prokurori dhe theksoi se nuk diqka për të shtuar lidhur me këtë rast. Po ashtu edhe dëshmitari i radhës L.B. theksoi se mbetet pranë deklarimit të dhënë në Prokurori, ndërsa sa i përket autopsisë për nënën e tij se a është bërë, në pytjen e av. Behar Ejupi dëshmitari theksoi se nuk e dinë nëse është bërë.
Tutje, sa i përket parashtresës së Prokurorës së Shtetit lidhur me leximin e deklaratave të dëshmitarëve të cilët janë të listuar, ku përmes kësaj shkrese është propozuar që dëshmitë e tyre të konsiderohen si të lexuara, Gjykata nga mbrojtja kërkoi mendimin se a mund të konsiderohen të lexuara deklaratat e tyre. Mbrojtësit e të pandehurve lidhur me këtë cështje deklaruan se pajtohen me propozimin dhe rrjedhimishtë këto deklarata mund të konsiderohen të lexuara.
Lidhur me këtë cështje Gjykata theksoi se pas vlerësimit të shkresës së Prokurorisë lidhur me leximin e këtyre deklaratave të dëshmitarëve si dhe marrjes së mendimit nga mbrojtja, u konsideruan të lexuara deklaratat e dëshmitarëve të propozuar në listën e Prokurorisë.
Tutje, sa i përket administrimit të provave materiale, mbrojtësi av. Florin Vërtopi theksoi një propozim që e kishte bërë më herët që disa nga provat të vecohen dhe të shpallen të papranueshme me arsyetimin se sipas mbrojtjes këto prova nuk kanë relevancë për rastin, Gjykata e aprovoi këtë propozim dhe u shpallën të pa parnueshme provat të cilat avokati Vërtopi i ka përmendur në shkresën e dërguar Gjykatës.
Shqyrtimi ka vazhduar me fazën e dhënjes së mbrojtjes së të pandehurve. Tutje, të gjithë të pandehurit theksuan se pasi janë konsultuar me mbrojtësit e tyre, qëndrojnë pranë deklarimeve të dhëna më herët, dhe e shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.
Kryetari i trupit gjykues theksoi se në seancën e radhës do të paraqitet fjala përfundimtare e palëve në procedurë. Seanca e radhës pritet të mbahet nesër me datë: 16 Tetor nga ora 09:30.
Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë, Ali Hocaoglu, Astrit Bakiqi, Abdullah Tuna, Driton Sylejmani dhe Arton Beqiri, pretendohet se në bashkëkryerje kishin kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”, nga neni 429 i Kodit Penal.
Bakiqi, Tuna, Sylejmani dhe Beqiri pretendohet se nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2015 duke vepruar në bashkëkryerje me njëri-tjetrin dhe me mjekët tani të akuzuar në rastin “Stenta 2”, ishin marrë vesh që pacientët që kishin shkuar për kontroll në institucione publike t’i referonin dhe t’i dërgonin në spitalin privat IMH.
Ndërsa, për këto veprime të njëjtit pretendohet se u jepnin ryshfet, ashtu që për çdo pacient të dërguar për vendosje të stentave u jepnin 500 euro, ndërsa për koronarografi nga 150 euro.
Për veprime të ngjashme, për dhënie të ryshfetit po akuzohen edhe Lulzim Brovina dhe Borche Petrovski, vetëm se këta dy të akuzuar kishin punuar në spitalin “EDA”.
Mahmut Qakmak, Shpend Elezi, Raif Qavolli dhe Arton Beqiri, akuzohen se nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2015, duke punuar si mjek në spitalin “IMH”, duke vepruar në bashkëkryerje kanë trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme pacientë me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore duke përdor haptas mjete apo metoda të papërshtatshme të mjekimit.
Me këtë rast, sipas prokurorisë këta të akuzuar kishin kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Shënim: Të akuzuarit e përmndur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me vendim të formës së prerë.
Monitoruar nga: Arton Hoxha










