Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, sot me datë 21.10.2024, rishtazi ka vazhdur shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Sinan Visoka – ish noter si dhe të akuzuarit Lirim Mustafa të cilët po akuzohen nga Prokuroria për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autorietit zyrtar” si dhe veprën penale në bashkryerje “Mashtrimi”.
Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Sulltani Hoti, ka njoftuar që për shkak kërkesës nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar për përjashtimin e trupit gjykues dhe kalimin e kohës prej 6 mujëve nga zhvillimi i seancës së fundit, ky gjykim do filloj rishtazi.
Tutje, kryetarja e trupit gjykues, ka konstatur prezencën e prokurores së shtetit Daulina Hamiti, të akuzuarëve Sinan Visoka dhe Lirim Mustafa me mbrojtësit e tyre dhe mungesen e të dëmtuarit Gazmend Mustafa por i përfaqësuar nga mbrojtësja e tij Saranda Keqekolla Sadiku.
Me propozim të prokurores së shtetit dhe me pajtimin e palëve është konstatuar leximi i të gjitha veprimeve procedurale nga shqyrtimi gjyqësor i kaluar.
Vazhdimi i seancës së shqyrtimit gjyqësor ka vazhduar e mbrojtjen nga ana e të akuzuarit Sinan Visoka, i cili në pyetje të përfaqësueses së palës së dëmtuar Saranda Keqekolla Sadiku, në mes tjerash ka deklaruar se: ka përpiluar aktvendimin për shqyrtimin e trashëgimis në vitin 2016, duke konsideruar se të gjitha veprimet i ka bërë konform ligjit për noterin dhe ligjit lidhur me trashëgimin.
Tutje, i njejti ka theksuar se aktvendimi është i bazuar në procesverbalin ku janë evidentuar të gjitha të dhënat rrethë dokumentacioneve të kërkuara nga ai për parashturesit e kërkesës konkretisht trashëgimtaret.
Gjithashtu i njejti ka sqaruar se me sa i kujtohet, lëndes i janë bashkangjitur edhe certifikatat e lindjes dhe vdekjes së trashëgimlënësit dhe trashigimtareve, përkatësisht gjyshit të tyre R.M, kurse për babain e tyre SH.M, trashëgimtaret kanë paraqitur një certifikat mjekësore të vdekjes, për qka i akuzuari nga të njejtit ka kërkuar që kjo rrethanë të vërtetohet dhe dërgohet përmes zyres së gjendjes civile, fakt i cili nuk i kujtohet nësë është përmendur në procesverbal.
Në vazhdim, i akuzuari ka shtuar se në aktvendim shënohen vetëm të dhënat e trashëgimlënësit mbi të cilin është e regjistruar prona konkrete dhe gjatë shqyrtimit vërtetohet përmes dokumentacionit dhe institucioneve tjera lidhja familjare me trashëgimtaret e tjerë.
Në pyetje të mbrojtësit, avokatit Arsim Bilalli, i akuzuari ka konfirmuar se që nga vitit 2014 ka pasur autorizim nga Gazmend Mustafa për Armend Mustafen, dhe i njejti autorizim ka qenë valid edhe në vitin 2016 kur është hartu aktvendimi në fjalë.
Ndërsa në pyetje të kryetares së trupit gjykues, i njejti ka shtuar se nëna e trashëgimtarëve nuk ka qenë e përfshirë e as nuk është kërkuar dokumentacion lidhur me të, pasi që prona ka qenë e regjistruar në emer të trashëgimlënësit R.M, gjyshin e trashëgimtarëve përkatësisht vjehrrin e të njejtës dhe sipas ligjit të kohes të njejtes nuk i ka takuar trashegimia.
Tutje, seanca ka vazhduar me paraqitjen e të akuzuarit Lirim Mustafa, ku i njejti i ka propzuar gjykates që për arsye emocionele si pasojë e vdekjes së vëllait të tijë dhe gjendjes shëndetësor ti mundësohet dhënja e mbrojtjes në një seancë tjetër.
Andaj, gjykata pas aprovimit të propozimit të lartëcekur, me aktvendim ka ndërprerë seancen duke e caktuar për datë 25.11.2024 në ra 13:15.
Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Sinan Visoka, në cilësin e noterit, me datë 15 shkurt 2016, kishte përpiluar aktvendim mbi shqyrtimin e trashigimsë pa prezencën e trashëgimtarëve ligjor.
I akuzuari Sinan Visoka, akuzohet se i njëjti kishte shpallë trashëgimtar ligjor, nipin e të ndjerit R.M, tani të akuzuarin Lirim Mustafa, kështu duke ia mohuar të drejtën e trashigimisë ligjore të dëmturave, të cilëve iu është shkaktuar edhe dëm pasuror.
Tutje, i akuzuari Lirim Mustafa, në këtë aktakuzë, akuzohet se duke paraqitur fakte të rreme, në mënyrë mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i’u kishte shkaktuar dëm pasuror të dëmtuarave.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga: Ilir Kocani










