Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Thelemore në Pejë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ku po akuzohen Qaush Krasniqi, Fatmir Istrefaj, Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ndërsa i akuzuari Albian Shehu për veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme.
Fillimisht është dëgjuar eksperti financiar A. Sh, i cili gjatë përgjigjeve ka thënë se, mbetet në tërsi pranë deklarimit të dhënë në prokurori si dhe ekspertizën të cilën e ka punuar. Tutje tha se, vet fakti që ligji i prokurimit parasheh parimet bazike për prokurim publik ku njeri prej tyre është konkurrenca e drejtë, transparenca dhe mosdiskirminimi apo favorizimit edhe në eksperizë e ka theksuar se autoriteti kontraktues nuk ka respektuar këto parime. Dhe në fund tha se, nuk është lëshuar në vlerësime juridike por proferionale sa i përket aspektit të prokurimit dhe aspekti financiar.
E më pas është vazhduar me dëgjimin e ekspertit të makinerisë A.H, i cili po ashtu tha se, mbetet në tërsi pranë deklarimeve të dhënë në prokurori si dhe qendron pas ekspertizës që e ka punuar ka përshkruar saktë duke bashkangjitur edhe fotot e automjetit në fjalë dhe punëve të kryera.
Në seancën e sotme ishte planifikuar të dëgjohet edhe dëshmitari B.I, por nga raporti policor konstatohet se i njëjti gjindet jashtë vendit, andaj në këto rrethana prokurorja e shtetit Valbona Disha-Haxhosaj i porpozoi gjykatës që të lexohen deklarimet e të njëjtit të dhëna në polici me datë 15.11.2021 dhe në prokurori me datë 01.11.2022, mirëpo mbrojtësit e të pandehurve njëzërit e kanë kundërshtuar propozimin e prokurores me arsyetimin se asnjëherë nuk i është dhënë mundësia për të kundërshtuar dhe parashtruar pyetje këtij dëshmitari.
Andaj, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Shaqë Curri tha se do të lëshohet edhe një urdhëresë për Policinë e Kosovës që të bëhet përpjekje që të sigurohet prezenca e dëshmitarit në seancën e radhës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 29.09.2023, të akuzuarit Qaush Krasniqi, Fatmir Istrefaj, Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri që të gjithë zyrtar në komunën e Junikut në pozita të ndryshme nuk i përmbushin detyrat dhe keqpërdorin detyrën e tyre zyrtare, ndërsa sa i përket të akuzuarit Albian Shehu në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të operatorit ekonomik ‘’Junik Reisen’’ me veprimet e tij ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi










