|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin “Subvencionet 1” 

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e njohur si ‘Subvencionet 1’, në rastin ku Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj akuzohen nga Prokuroria Speciale, për kryerjen e veprave penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Mashtrim me subvencione”.

Në seancën e sotme mbrojtjen e paraqiti i akuzuari Kushtrim Zogaj. 

Në deklarimin e tij në pyetjet e parashtruara nga mbrojtësi i tij Granit Vokshi, lidhur me pozitën e tij deklaroj se ka qenë për shërbime këshillimore, ku janë organizuar trajnime të fermerëve për problemet që i kanë pasur. 

Ndërsa sa i përket përfshirjes së tij, i akuzuari deklaroi se nuk e ka punuar lëndën dhe nuk e dinë se cila është përfshirja e tij në kapacitetin zyrtar. 

I njëjti theksoi se e njeh të akuzuarin tjetër Dukagjin Mavraj dhe se e ka shok nga fëmijëria dhe ka qenë në dijeni se Mavraj ka qenë përfitues i subvencioneve. 

Në mbrojtjen e tij, i njëjti shpjegoi njohjen e të akuzuarit Selman Balaj dhe pranimin e 15 mijë eurove nga Dukagjin Mavraj. 

Zogaj deklaroi se nuk ka pasur njohuri se tokat e punuara nga Balaj kanë qenë prona komunale, pasi Balaj ka deklaruar se tokat i ka marrë me qera nga Bekim Shala. 

Vlerën prej 15 mijë eurove, Zogaj deklaroi se i ka marrë nga Dukagjin Mavraj për shkak që Selman Balaj ka pasur borxh tek dyqani i tij në vlerë prej 11 mijë e 500 euro, ndërsa shumën prej 3500 eurove ja ka dorëzuar të akuzuarit Balajt. 

Në pyetjet e prokurorit të rastit Rafet Halimaj, i akuzuari Zogaj deklaroi se 90% e deklarimit të tij në procedurën paraprake është e saktë, ndërsa pjesa e deklarimit lidhur me Sadat Shkodrën nuk është e saktë, pasi është thënë për shkak të disa rrethanave tjera. 

Tutje, në seancën e sotme sa i përket mbrojtjes, i akuzuari Musa Nivokazi u mbrojt në heshtje. 

Seanca e caktuar për nesër u anulua, ndërsa e radhës do të mbahet me datë 15 nëntor, nga ora 09:30. 

Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Luan Statovcin, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.

Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, të cilët kishin pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter