|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Janë dëgjuar dëshmitarët ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, është vazhduar seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Jashar Blakaj, Rexhep Blakaj, Rrustem Gashi, Isa Hoxhaj si dhe Besart Dreshaj që të gjithë zyrtar me pozita të ndryshme në Komunën e Istogut të cilët po akuzohen për korrupsion.

Në këtë shqyrtim gjyqësor mbrojtësi i të akuzuarit Besart Dreshaj, av. Besnik Berisha ka kërkuar fjalën dhe ka apeluar gjykatën që të kenë trajtim të barabartë ashtu siç i është lejuar prokurorisë, të bëjnë punën e tyre konform nenit 330 të KPRK-së për ekzaminimin e dëshmitarit në kushte të njëjta me prokurorinë, e duke  shfrytëzuar të drejtat ligjore për një proces të rregullt që nuk e dëmton askënd, në të kundërt janë të shtyer që me kërkesë të shkruar dhe arsyetuar për të përdor instrumentete që i lejon ligji.

Tutje është vazhduar me deklarimin e dëshmitarit Y.B i cili ndër të tjera tha se, nuk i është dhënë asnjë privilegj i kundërligjshëm për t’u pajisur me leje e duke konformuar se edhe i është vonuar leja dhe se sa i përket të pandehurit Jashar Blakaj e ka vetëm kushëri e me të cilin as nuk flasin.  Në fund shtoi se, ka parashtruar edhe një kërkesë për një kat më shumë duke sipas hartave zonale pasi që i lejohet edhe një kat më shumë.

E më pas është vazhduar edhe me dëshmitarin H.M, i cili ndër të tjera tha se, ka qenë i autorizuar nga vëllai sa nuk ka qenë në Kosovë që të kryer punë, por jo për të gjitha. Tutje tha se, me vëllain janë të ndarë dhe se nuk kanë pas investim e as pjesëmarrës.

Meqenëse kishte kaluar orari i rregullt i punës, seanca është ndërprerë për të vazhduar me datë 1 nentor.

Sipas aktakuzës së  Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 07.09.2022, në këtë rast akuzohen 5 zyrtar të komunës së Istogut  Jashar Blakaj, Rrustem Gashi, Rexhep Blakaj, Isa Hoxhaj dhe Besart Dreshaj.

Ata ngarkohen se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,  “Konflikt i interesit” dhe  “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter