|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës në rastin e të akuzuarve për Korrupsion dhe Organizim të lojërave të fatit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor në rastin ndaj të pandehurve Skënder Fetaj, Ramadan Latifi, Driton Haxhija, Arian Kastrati, Burim Ismajli, Ramadan Ibishi, Selatin Hoxha dhe Fisnik Ibishi, të cilët nga Prokuroria Speciale po akuzohen për veprat penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Fillimisht, Kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj theksoi se trupi gjykues në këtë rast ka ndryshuar dhe rrjedhimishtë anëtarë tani e tutje do të jenë gjyqtarët Violeta Namani dhe Vesel Ismaili. Ndërsa, PSRK përfaqësohet nga Prokurorja Speciale Arbëresha Shala.

Tutje, u konstatuan të lexuara të gjitha veprimet e ndërmarra deri në këtë fazë të procedurës, ndërsa sa i përket provave të reja mbrojtja e të pandehurit Selatin Hoxha propozuan që të konstatohen disa prova të cilat sipas mbrojtjes kanë relevancë dhe dëshmojnë pafajësinë e të pandehurit, kurse mbrojtësit e tjerë theksuan se nuk kanë propozime për prova të reja.

Shqyrtimi ka vazhduar me paraqitjen e mbrojtjes së të pandehurve të cilët theksuan se qëndrojnë pranë deklarimeve të dhëna më herët duke shtuar se pasi janë konsultuar me mbrojtësit e tyre të njejtit do të shfyrtëzojnë të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.

Ndërsa, i pandehuri Selatin Hoxha theksoi se dëshiron të deklarohet dhe ka përgaditur mbrojtjen me shkrim të njejtën e elaboroi në pika të shkurtëra, ku ndër të tjera theksoi se aktin akuzues e kundërshton në tërësi duke shtuar se në akuzë ka përshkrime të cilat nuk qëndrojnë, përfshirë këtu edhe hetimet të cilat janë zhvilluar lidhur me këtë cështje, dhe sa i përket vendit të punës theksoi se i është falsifikuar ku sipas tij kjo është bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Kurse, nga pytjet e Prokurorës Speciale sa i përket qasjes në informacionet e ATK-së lidhur me inspektimin e kompanive të lojrave të fatit, i pandehuri theksoi se këto operacione ishin zhvilluar për cështje të inspektimit duke shtuar se asnjë informatë nuk i ka ardhur në lidhje me këto cështje sa i përket zbulimit të fshehtësisë zyrtare.

Tutje i pandehuri theksoi se lidhur me detyrat e tij sa i përket operacioneve i ka pranuar nga i pandehuri Ramadan Ibishi dhe në disa raste tjera kanë pranuar detyra edhe nga zyrtarët Policor. Ndërsa, sa i përket takimeve me të pandehurit Driton Haxhija dhe Arian Kastrati i pandehuri theksoi se është takuar me t’a për shkak se punët e kanë lidhur dhe nuk ka pasur qëllim të zbulimit të ndonjë sekreti apo fshehtësie zyrtare.

Nga pytjet e trupit gjykues i pandehuri theksoi, se sa i përket disa numrave të telefonit të cilët përmenden edhe në aktakuzë nuk kanë qenë të tij, ndërsa ai ka pasur vetëm një numër të cilin e ka përdorur, ndërsa sa i përket të pandehurve Driton Haxhija dhe Arian Kastrati në njohuri të tij ata kanë punuar për biznesin ‘EGKT – 2’. 

Kryetari i trupit gjykues theksoi se pasi nuk ka propozime të tjera për administrim të provave dhe rrjedhimishtë mbrojtja e të pandehurve është dhënë, në seancën e radhës do të paraqitet fjala përfundimtare.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit Skënder Fetaj, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija, po akuzohen se nga shkurti i vitit 2015 e deri më datë 01.12.2016 duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuar me ligj në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit, ashtu që kanë siguruar numra serik të dublifikuar-falsifikuar të Roletave dhe të aparateve të automateve e këto rolete e aparate me numra të falsifikuar i kanë vendosur në pika të ndryshme e kanë krijuar përfitime të kundërligjshme pasi kanë qenë pa licencë.

Në pikën 2 të aktakuzës, të pandehurit Ramadan Latifi, Arian Kastrati, Driton Haxhija dhe Burim Ismajli, akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit të cilat janë të ndaluara me Ligjin për lojëra të fatit, ashtu që në njësitë e bastores sportive ” Planet Ëin 365″, pronë e Ramadan Latifi, pas koordinimit në mes veti kanë blerë programin për Lojëra “Keno” dhe “Lojëra me QEN” dhe përmes një personi të quajtur Hekuran, këto lojëra i kanë instaluar në kompjuterë të bastores në vende që ka më pak kontrolle, si në Drenas, Hajvali dhe në fshatra të rrethit të Pejës dhe Deçanit.

Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Të akuzuarit Ramadan Ibishi, Selatin Hoxha dhe Fisnik Ibishi, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, duke ju vënë në dispozicion personave të tjerë të kompanive të lojërave të fatit, informatat që janë fshehtësi zyrtare, ashtu që të pandehurit i kanë njoftuar personat e paautorizuar-menaxherët e kompanive të lojërave të fatit se në cilat qytete do të dalin inspektorët e ATK-së për inspektim të lokalëve apo edhe janë takuar fizikisht me ta për ti njoftuar për kontrollet e kryera dhe gjobat e shqiptuara duke ju dhënë mundësia të pandehurve të tjerë- menaxherëve të kompanive të lojërave të fatit që të ikin kontrolleve kur ka qenë mundësia që ata të ndëshkohen për veprimtarinë e kundërligjshme të tyre.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të

vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter