Sot me 29 Tetor 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, u bë shpallja e aktgjykimit për: Fitim Beqiri, Azad Beqiri, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Hamza Beqiri, Dritëro Voca, Haxhi Islami, Valon Selimi, Azem Koskoviku, Visar Beqiri, Begë Shaqiri, Ragip Gashi, Hasan Shaqiri, Fadil Ahmeti dhe Edison Idrizi për veprën penale ‘Krim i organizuar për kontrabandim me emigrantë’.
Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, u theksua se me veprimet e të akuzuarve nuk është provuar se kanë kryer veprat penale, siç ngarkoheshin nga Prokuroria e shtetit, andaj të njejtit gjykata i ka liruar nga akuza.
Tutje, Gjykata ka njoftuar se palët e dëmtuara në këtë rast, për realizimin e kërkesës pasuroro-juridike, udhëzohet në kontekst të rregullt civilo juridik, ndërsa lidhur me shpenzimet e procedurës penale të njejtat bien në barë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi do kenë të drejtë ankese brenda afatit ligjor pranë Gjyktaës Themelore për Gjykatën e Apelit.
Prokuroria Speciale ka ngritur Aktakuzën PPS nr.89/2013 me datë 18 maj 2016 në të cilën pretendon se personat e lartcekur me qëllim të përfitimit material për vete kanë pajisur qytetarët e Kosovës në mënyrë shtrembëruese dhe korruptive me viza Shengen-Italiane.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse
nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitorues Ilir Koçani