Projekt i realizuar nga:

Dëgjohen dëshmitaret në rastin ish-zyrtarit të gjendjës civile në Prishtinë i akuzuar për Falsifikim të dokumentit zyrtar dhe Marrje e ryshfeti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot me datë 30.10.2024 është mbajtur vazhdimi i seances së shqyrtimit gjyqësor në rastin e të akuzuarit Rexhep Mehmeti, i cili akuzohet për veprat penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ dhe ‘Marrje e ryshfetit’.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ngadhnjim Arni me antaret: gjyqtaren Sulltane Hoti dhe gjyqtarin Gëzim Ademi, kanë konstatuar prezencën në këtë seancë të prokurorit të shtetit Zef Perndrecaj, të akuzuarit Rexhep Mehmeti me mbrojtësin e ti Av. Imer Beka dhe dëshmitaret: A.J, G.N dhe F.B

Tutje, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit A.J,  i cili në pyetje të prokurorit të shtetit në mes tjerash ka deklaruar se: me të akuzuarin janë njohur për shkak punës pasi është zyrtar për verifikimin e dokumenteve, ndërsa ka qen pjesë e komisionit të formuar nga ARC i përbëre nga 5 përsona për shkak të volumit të madhë të lëndëve të inspektoriatit. I njëjti ka shtuar se nga drejtorati i gjendjes civile është caktuar në këtë komision dhe i është kërkuar ti tërheq rrethë 100 lëndë  nga zyra lokale e gjendjes civile në lagjen Dardania në Prishtinë në prezencë të zyrtarit të Komunes.

Në pyetje të mbrojtësit të akuzuarit av. Imer Beka, i njëjti në mes tjerash ka deklaruar se janë drejtorat i gjendjës civile në nivel vendit dhe i mbikqyrim të gjitha zyret e gjendjes civile dhe roli i ti ka qenë vetëm marrja e dokumentave për shkakë volumit të madhë të inspektoriatit, ndërsa për rolin e antarëve tjerë të komisionit ju mbetet atyre të përgjigjen pasi janë edhe ata dëshmitarë.

Gjithashti, i njëjti ka shtuar se përsonalisht si ka hapur lëndet as se ka parë përbajtjen e tyre, vetëm i ka mbledhur dhe i ka dërguar në inspektorat, dhe gjatë tërhjkejse së lëndëve i akuzuari ska qenë prezent, kan pasur një listë dhe atë listë ja kanë dorzuar shefes së gjendjes civile dhe i kemi kërkuar që lëndet të bëhen kopje për ti marrë.

Në pyetje të akuzuarit, dëshmitari është përgjigjur se prezent ka qen zyrtari me emrin Bratisllav dhe disa zyrtar të tjerë.

Në pytje të antares së trupit gjykues, gjyqtares Sulltane Hoti, dëshmitari ka deklaruar se ka pasur raport të cilin e ka nënshkruar sipas detyrave që ju është dhënë nga komisioni dhe në ditën e tërheqjes së lëndëve në bazë të njohurive tona i akuzuari ka qen i suspenduar.

Tutje, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit F.B, i cili në pyetje të prokurorit të shtetit në mes tjerash ka deklaruar se: si nënpunës adminsitrativ në ARC, përmes emailit nga drejtori kam qen i caktuar në një kosmision për të asistuar inspektoratin për ti marre disa lëndë nga arkiva nga zyra e gjendjes civile në Dardani-Prishtinë.

Në pytje të Av. Imer Beka, i njëjti ka theksuar se: vendim për të qen pjesë e komisionit ska pasur, por janë njoftuar përmes e-mailit nga drejtori.

Tutje i njëjti ka shtuar se meqenëse është asisten administrativ, inspektorati i ka kërkuar këto lënde në bazë të një liste nga arkiva, dosjet fizike dhe ti dërgohen inspektoriatit, ndërsa përsonalisht ska qen fizikisht në zyrën e tani të akuzuarit dhe këto kan qen lëndë të aplikimeve për dokumenta nga qytetaret të cilat janë bërë në qendra përkatëse.

Gjithashtu, është dëgjuar edhe dëshmitari G.N, i cili në pyetje të prokurorit të shtetit në mes tjerash ka deklaruar se: si zëvendës udhëheqës i inspektoratit në ARC në prokurori ka dhënë deklaratë në lidhje me këto raste, ndërsa në polici nuk ka dhënë.

Që nga viti 2013 me të akuzuarit jemi njohur kur jam bërë pjesë e regjistrit qendror të regjistrit civil dhe i cili ka qen në zyrën e gjendjes civile në bashkësin lokale në Dardani.

Tutje dëshmitari ka shtuar se përsonalisht ska inspektuar në zyrën ku ka punuar i akuzuari por këtë e ka bërë inspektori përkatës F.Z.

Komisioni është formuar sipas udhëzimit adminsitrativ përkatës ku është definuar me kërkes të inspektoratit mund të formohet një grup inspektues me qëllim ti asistoj përkohësisht inspektoriatit. Ky komision është formuar pasi nga një zyre Britanike ka marre informacion në lidhje me një rast nga zyra e gjendjes civile.

Përsonalisht dëshmitari ka shtuar se roli i ti ka qenë  nxjerrja  vetëm e  veprimeve  të akuzuarit nga regjistri qendror-regjistri elektornik, historiku i shërbimeve, veprimet që i ka ndërmarur dhe të njëjtat i janë dorzuar inspektorit F.Z.

I njëjti ka shtuar se kanë qenë mbi 90 raste të cilat i janë dërguar inspektorit F.Z dhe për cilat vite bëhet fjalë nuk i kujtohet.

Në pyetje të mbrojtësit av. Imer Beka, dëshmitari ka deklaruar se: komisioni në fjalë është formuar pasi ai të marë pozitën në ARC dhe sjam në dijeni se si është formuar dhe në rastin konkret ka qen kërkes e inspektoriatit për shkak volumit të dokumentacionit dhe kërkesës së prokuroris.

Në bazë të asaj sa ka njohuri dëshmitari nuk ka pasur ndonjë vendim më formimin e komisionit dhe për në epilogu i vetëm ka qenë dorzimi i lëndëve sipas kërkesave të inspektoriatit.

Pas marrjes së pozitës i njëjti ka theksuar se ka qenë pjesë e grupit punues së lartëcekur dhe përsonalisht ska qenë në vendin e ngjarjes por kanë qenë antarër tjerë.

Në pyetje të të akuzuarit i njëjti ka theksuar se: po është e vërtetë që jo vetëm nga i akuzuari por edhe nga zyrtarë të tjerët janë dërguar thirrje dhe e-maila për problemet me ‘usera’ dhe  mundësia e vetëme për ta hapur dikush tjetër ‘userin’ është nëse zyrtari ja ka japur fjalëkalimin përsonave tjerë, pasi i njëjti duhet të mbahet i mshehur siq janë trajnuar dhe janë certifikuar në lidhje me këto veprime.

Në pyetje të kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit Ngadhnjim Arni, dëshmitari ka shtuar se: zyrtari çdo dokument që e nxjerr nga sistemi e konfirmon me nënshkrimin e tij.

Pas dëgjimit të dëshmitarëve të caktuar për sot, seanca e rradhes është caktuar për dt.12 Nëntor 2024 në ora 09:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri Rexhep Mehmeti, akuzohet se në cilësi të zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Prishtinës ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare në vazhdimësi, duke futur në sistem persona të ndryshëm, të cilët fillimisht i kishte regjistruar si të mitur e pastaj i kishte ndryshuar dhe regjistruar si persona madhor.

Tutje, në aktakuzë theksohet se me veprimet e tij i pandehuri Rexhep Mehmeti ka kryer veprat penale, ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’  nga neni 427, par 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Marrje e ryshfetit’ nga neni 421, par 1 i KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Ilir Kocani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter