|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sot ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Jashar Blakaj, Rexhep Blakaj, Rrustem Gashi, Isa Hoxhaj si dhe Besart Dreshaj që të gjithë zyrtar me pozita të ndryshme në Komunën e Istogut të cilët po akuzohen për korrupsion.

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Rexhep Blakaj ka dështuar të mbahet seanca e sotme.

Mbrojtësi i të akuzuarit Rexhep Blakaj, av. Flamur Bllacaku tha se klienti i tij gjendet në spital përshkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe për këtë arsyje nuk ka mundur të paraqitet sot në këtë seancë. Gjithashtu i njëjti ka ofruar prova të tjera si dëshmi se klienti i tij ka qenë i detyruar që t’i nënshtrohet një operacioni të paparashikueshëm që për këtë i ka dorëzuar gjykatës fletëpranimin e spitalit të datës 29.10.2024.

Në fund Bllacaku tha se për momenin Rexhep Blakaj është duke u trajtuar ende pas operacionit dhe të njëjtit i është rekomanduar nga ana e spacialistit t’i nënshtrohet kontrollave dhe të ketë regjim shtrati.  

Andaj në këto rrethana seanca e sotme është shtyer dhe e njëjta është caktuar me 23 dhjetor.  

Sipas aktakuzës së  Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 07.09.2022, në këtë rast akuzohen 5 zyrtar të komunës së Istogut  Jashar Blakaj, Rrustem Gashi, Rexhep Blakaj, Isa Hoxhaj dhe Besart Dreshaj.

Ata ngarkohen se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,  “Konflikt i interesit” dhe  “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter