Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot me datë 04.11.2024 është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e të akuzuarëve: Bojan Borzanović i cili akuzohet për veprat penale: ‘Kepërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ dhe ‘Deklarim i rremë’ dhe Bora Milośević i cili akuzohet për veprat penale: ‘Dhënja e ndihëmes kryesëve pas kryerjes së veprës penale’ dhe ‘Deklarim i rremë’.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fatime Dermaku me antarët: gjyqtarët Naser Foniqi dhe Ertan Sejfulla, kanë konstatuar prezencën në këtë seancë të prokurorit të shtetit Valdet Avdiu, të akuzuarit së bashku me mbrojtësit e tyre dhe dëshmitaret: ZH.S, N.GJ dhe D.M
Me pajtimin e palëve në procedur është konstatuar e lexuar aktakuza, ndërsa të akuzuarit kanë vazhuduar të mbetën pranë deklarimeve në seancen fillestare se ndjehen të pafajshëm në lidhje me veprat penale që ju vihen në barë.
Seanca ka vazhduar me fjalën hyrëse të prokurorit të shtetit, i cili ka deklaruar se prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë ndajë të akuzuarëve dhe në këtë shqyrtim gjyqësor pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve do vërtetohet në tërsi gjendja faktike e përshkruar në aktin akuzues se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen.
Në fjalën hyrëse, mbrojtësi i të pandehurit Bojan Borzanović, Av. Agim Demiri ka theksuar se gjykata gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor do të bindet se i mbrojturi i tij ka vepruar konform normave dhe rregullave ligjore gjatë kryerjes së punës së tijë.
Gjithashtu, në fjalën hyrëse mbrojtësi i të pandehurit Bora Milośević, Av. Osman Havolli ka deklaruar se gjatë këtij procesi gjyqësorë do të arrihet të vërtetohet përtej dyshimit të bazuar se i mbrojturi i tij nuk është kryes i veprave penale për të cilat ngarkohet.
Tutje, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit ZH.S, i cili në pyetje të prokurorit të shtetit në mes tjerash ka deklaruar se: se si zyrtar policor prej 18 vitesh në Shtërpcë, në lidhje me rastin e vrasjes në muajin Gusht të vitit 2016, i kujtohet që ka qenë në ndrimin e pasditës prej orës 14:00, ndërsa kolegu i tij Bojan ska qenë më të në atë ndërim. Për rastin në fjalë, ka kuptuar pasi ka shkuar në punë dhe e ka parë të pandehurën në zyre me Komandantin e stacionin K.K dhe të njejtës i ishte lejuar të pijë një cigare dhe pastaj e kanë dërguar në mbajtje.
Tutje, dëshmitari ka shtuar se një natë më herët në restorant e kishte legjitimuar të pandehurën në fjalë, për shkak se i kishte ngjallur disa dyshime të ai pasi e njëjta kishte kërkuar pije fëmijesh për të pirë dhe nga dokumentet e saj e kishte kuptuar që babai i saj ka qenë profesor i tij në shkollë. Tutje, tw njëjtën pasi e kisht e pyetur i kishte thënë se do shkoj për të fjetur të Bora në Hotel, ndërsa në lidhje me kohen e vrasjes ka theksuar se si kujtohet cakt por diku në orët e hershme të mëngjesit.
Në pytje të Av,Agim Demiri, dëshmitari ka theksuar se nuk e ka pasur obligim ta njoftoj stacionin policor ne lidhje me kontrollin dhe legjitimimin e të pandehures për vrasje N.N dhe e gjitha ka qenë nga kurreshtja pse ka kërkuar pije të fëmijeve nga frigoriferi lokalit.
Në pyetje të Av. Osman Havolli, dëshmitari ka theksuar se për hotelin e Bores nuk ka pasur ndonjë vërejte apo ankesë dhe ka funksionuar në mënyrë legale.
Ndërsa në pergjigje të kryetares së trupit gjykues Fatime Dermaku, dëshmitari ka pohuar se ka frekuentuar disa herë ambientet e hotel Bores dhe është shërbyer edhe falas me ndonjë kafe edhe nga kamarieret që ishte 50 cent, ndersa me të pandehurin Bojan njihen që nga lindja dhe kanë punuar në një zyre.
Në pyetje të anëtarit të trupit gjykues Naser Foniqi, dëshmitari ka deklaruar se kur kryhet ndonjë vepër penale në teren zakonisht dalin në grup nga 2 zyrtar dhe se nuk besoj që është e lejuar individualisht të shkohet ne vendëngjarje, ndërsa për rastin nuk i kujtohet nësë e kanë diskutuar në detaje për veprimet e vonuar së bashku me kolegun e tij të pandehurin Bojan, me të cilin janë nga i njejti fshatë.
Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitares tjetër N.GJ, e cila në mes tjerash në pyetje të prokurorit të shtetit ka deklaruar se; që 25 vite është zyrtare policore dhe ne vitin 2016 ka pasur pozitë si shefe departamenti, ndërsa në lidhje me rastin në fjalë të vrasjes së ndodhur në periudhën e lartëcekur, e njëjta ka shtuar se i kujtohet sepse ka qenë në ndrimin e paradites dhe rrethë orës 08:00 ku edhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me koleg tjerë; I.S, D.D, B.B, S.S, ku prezent kanë qenë edhe prokurori i shtetit, nga mjeksia ligjore, komandanti policor i Prishtinës dhe Ferizajit, dëshmitaret e rasti etj. Gjithashtu, dëshmitarja ka deklaruar se para tyre në vendëngjarje kan arritur zyrtaret policor A.M. dhe M.B. dhe se në lidhje me të pandehurin Bojan, ska shume njohuri se sa ka qendru në vendin e ngjarjes atë ditë, pasi ai ka qenë se bashku me komandantin, dhe e gjithë procedura dhe veprimet e tyre kane përfunduar diku afër orës 15 pasi e kane dërguar viktimën për në mjekësi ligjore.
Në përgjigje të pyetjeve të av. Agim Demiri, dëshmitarja ka theksuar se të gjitha veprimet e ndërmara në vendin ku kryhet vepra penale, bëhen sipas urdhërave nga eproret dhe në dijeni të tyre, që besoj që edhe kolegu Bojan ka vepruar në mënyrë të njejtë.
Ndërsa në pyetje të av. Osman Havolllit, e njëjta ka shtuar se në restorantin e të tani pandehurit Bora, 99% e stafit policor e frekuentojn të njëjtën dhe ka vepruar në mënyrë të rregullt.
Gjithashtu, ka theksuar se nuk ka ndonjë informacion a dyshim se në mes Bores dhe të akuzuarës për rastin e vrasjes ka pas ndonjë lidhje.
Në pyetje të gjyqtarit Naser Foniqi, dëshmitarja ka theksuar se nuk ka njohuri nësë i pandehuri Bojan ka përpiluar ndonjë raport për rastin në fjalë dhe nuk dyshoj qe i njëjti ka hezituar ti kryej veprimet e parapara në këtë rast.
Tutje, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit D.M, i cili në përgjigje të prokurorit, ka shtuar se vitin 2016 ka qenë zv. shef i ndërimit dhe detyra e tij ka qenë të përpiloj planin ditorë të patrullimit. Në Gushtë të vitit 2016 kur ka ndodhur rasti në fjalë ka qenë në orarë të punës dhe për rastin është njoftuar kur në stacion janë paraqitur dy përsona të cilët e kanë raportuar rastin për një vrasje të ndodhur në kojshi afër tyre, dhe pas raportimit të rastit janë ndërmar të gjitha veprimet e duhura sipas ligjit.
Sa i përket të pandehurit Bojan, dëshmitari ka theksuar se i njejti së bashku me kolegë të tjerë janë marrë me këtë rast dhe se nuk beson që i njëjti i ka kontaktuar para ose pas përsonat që e kane raportuar rastin fillimisht.
Gjithashtu dëshmitari ka shtuar se i kujtohet kur i ka parë Bojanin dhe një zyrtar tjetër duke e sjellë në stacion të arrestuarën N.N në lidhje me vrasjen dhe me disa prova materiale me gjurme gjaku.
I njëjti ka theksuar se nuk i kujtohet nësë ka pasur ndonjë raport apo informacion nga i pandehuri Bojan për rastin në fjalë.
Në përgjigje të antarit të trupit gjykues Naser Foniqi, dëshmitari ka deklaruar se beson qe i pandehuri Bojan ka pasur për dëtyrë të përpiloj raport për rastin, ndërsa për të pandehurin Bora nga gjithë informacionet dhe hetimet nuk e ka kuptuar nësë i njëjti ka pasur lidhje me kryersen e vrasjes e cila ka qëndruar në hotelin e tij.
Pas dëgjimit të dëshmitarëve, seanca e rradhes është caktuar për dt. 24.12.2024 në ora 09:00
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehur Bojan Borzanović në vitin 2016 si përson zyrtar nuk i ka përmbush detyrat e tijë zyrtare me qëllim që e pandehura N.N të mos të zbulohet dhe arrestohet në lidhje me veprën penale vrasje e rëndë, duke falsifikuar përmbajtjen e dokumentit zyrtare-raportin e një zyrtari tjetër në lidhje me këtë rast dhe gjithashtu duke bërë deklarim të rrejshëm si dëshmitarë në gjykimin e të pandehurës N.N në lidhje veprën penale të kryer.
Me këto veprime i pandehuri akuzohet për kryerjen e veprave penale: ‘Kepërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ dhe ‘Deklarim i rremë’.
Ndërsa i pandehuri tjetër Bora Milośević, akuzohet për veprat penale: ‘Dhënja e ndihëmes kryesëve pas kryerjes së veprës penale’ dhe ‘Deklarim i rremë’ ,pasi i njëjti dyshohet se ka strehuar të pandehurën N.N me qëllim që të mos të zbulohet dhe arrestohet nga policia, gjithashtu i njëjti akuzohet për deklarim të rremë si dëshmitarë në gjykimin ndaj të pandehurës ne lidhje me telefonatat që ka zhvilluar me te pandehurën.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga: Ilir Kocani