Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas agjendës së planifikuar
sot është dhënë fjala hyrëse ndaj 12 të akuzuarve në rastin ‘’Brezovica’’.
Fillimisht janë trajtuar dy marrëveshjet për pranim fajësie nga të pandehurit Mustafë Hyseni dhe
Dimitrije Recicevic, ku ky i fundit është tërhequr nga marrëveshja. Kështu që në këto rrethana trupi
gjykues pas konsultimit ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar marrëveshjen për pranim të
fajësisë për të pandehurin Hyseni dhe veçohet procedura ndaj tij si dhe caktohet seanca për
caktimin e dënimit me 07 dhjetor, ndërsa e ka konsideruar si të tërhequr marrëveshjen për pranim të
fajësisë për të pandehurin Recicevic.
Tutje, është vazhduar me dhënien e fjalës hyrëse nga prokurori i shtetit Rasim Maloku, i cili të
njëjtën e kishte përgatitur me shkrim dhe e ka elaboruar, duke thënë se provat që mbështesin
akuzën për shkak të veprave penale siç janë lexuar edhe në aktakuzë, dëshmitë e dëshmitarëve, do
të prezentohen provat materiale, do të vëretetohet gjendja faktike siç është përshkruar në aktin
akuzues do të vërtetohet se të pandehurit kanë kryer veprat penale me dashje direkte duke
keqpërdor detyrën zyrtare ose duke ndihmuar personat zyrtar me qka kanë bërë degradim të parkut
të mbrojtur.
Më pas fjalën në fjalën e tij hyrëse mbrojtësi i të pandehurit Bratislav Nikoliq, av. Artan Çerkini i cili
tha se, i gjithë rasti penal kundër klientit të tij mbështetet tek deklarata e dëshmitarëve të
ashtëquajtur bashkëpunues, tutje tha se, në asnjë provë nuk tregon për veprën penale ushtrim
ndikimi, asnjë prove lidhur me këtë vepër nuk është paraqitur dhe se, detyrë e kryetarit nuk është
lëshimi i lejeve ndërtimore andaj pas shqytimit gjyqësor i mbrojturi i tij do të shpallet i pa fajshëm.
Tutje fjalën e tij hyrëse e ka dhënë edhe mbrojtësi i të pandehurit Dimitrije Recicevic, av. Tahir
Rracaj, i cili tha se ka vërejtje sa i përket shpalljes së dëshmitarëve bashkëpunues ku gjatë këtij
shqyrimi gjyqësor do të vërtetohet se aktauza është në tërsi në kundështim me dispozitat e KPRK-
së, bazuar në rezultatet dhe provat, siç shihet nga arsyetimi i prokurorisë nuk ka arsyeturar vetëm
janë listuar provat, asnjë vlerësim lidhur me besueshmërinë apo mosbesueshmërinë dhe lidhje e
tyre kauzale.
Gjithashtu fjalën e tij hyrëse e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Dragomir Milosavleviq, i cili tha
se me një aktakuzë e cila është jo prezice dhe e pa kjart e cila ka mangësi kjo vlen për të dy pikat e
akuzës për të cilat akuzohet i mbrojturi i tij, fare nuk është e qart ku prokuroria në këtë masë injoron
nenin 235 të KPRK-së i cili decidivisht që në akuzë duhet të ceket koha vendi dhe mënyra e kryerjes
së veprës penale.
Më pas fjalën e tij hyrëse e ka dhënë mbrojtësi i të pandehurit Hysni Bajrami, av. Elmaz Zenuni i cili
tha se, sa i përket të mbrojturit të tij nuk e ka keqpërdorur pozitën sepse nuk ka prfituar për vetën
apo përsonin tjetër, dobi materiale, nuk i ka shkaktuar dëm tjetrit, nuk ka bërë shkelje serioze për sa
i përket figurës së veprës penale. Gjatë rrjedhës së procedures do të vëretetohet se i mbojturi i tij
nuk e ka kryer veprën në bashkëkryerje sepse nuk ekziston bashkëkryerja përkatësisht ndarja e
roleve.
Tutje mbrojtësi i të pandehurit Sasha Milosavleviq, në fjalën e tij hyrëse tha se, dispozitivët e
aktakuzës janë identik, përmenden shuma të caktuara të parave, mirpo nuk përshkruhen saktë
veprimet, gjithashtu ai tha se prokurori nuk ka mbështet asnjë prove se i mbrojturi i tij ka qenë
drejtor.
Dhe në fund fjalën e tij e ka dhënë mbrojtësi i të akuzuarit Bedri Halimi, av. Haxhi Millaku, i cili tha
se, epilog i këtyre dy dispozitivëve që ngarkohet i mbrojturi i tij, i njëjti do të shpallet i pafajshëm.
Gjithashtu theksoi se I mbrojturi I tij edhe më herët ka pas aktakuzë dhe I ësjhtë vërtetuar pafajësia
e tij.
Kujtojmë që sipas aktakuzës janë të akuzuar 12 persona për vepra të ndryshme penale.
I akuzuari Bratislav Nikoliq ngarkohet për 28 vepra penale, ku 9 prej tyre janë vepra penale të
‘’Keqpërdorimit të pozitës apo të autoritetit zyrtar’’, 9 dispozitiv për veprën penale ‘’Marrje ryshfeti’’, 9
dispozitiv për veprën penale ‘’Ushtrim Ndikimi’’ si dhe, i njëjti është i akuzuar edhe për veprën
penale penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
I akuzuari Dimitrije Recicevic, është i akuzuar për 3 vepra penale të ndryshme me gjithsej 11
dispozitiv. Për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar’ ka 9 dispozitiv, i njëjti
gjithashtu akuzohet edhe për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ si dhe është i akuzuar edhe për
veprën penale penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Sa i përket të akuzuarve Dimitrije Recicevic, Hysen Bajrami dhe Dragomir Milosavleviq në
bashkëveprim, si persona zyrtar në pozita të ndryshme, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare
në pajtim me nenit 24 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor
dhe Ndërtimit nr.04/L-175, ku me veprimet e tyre në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Marrja
e ryshfetit nga neni 428 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
I akuzuari Sasha Milosavleviq akuzohet për veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ edhe për veprën
penale ‘’Ushtrim ndikimi’’ si dhe, për veprën penale penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim
të paautorizuar të armëve’’.
Pastaj i akuzuari Arben Çitaku, akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit
zyrtar’’ si dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontrolle ose në posedim të paautorizuar të
armëve.
Më pas i akuzuari i radhës është Bedri Halimi, i cili me veprimet e tij ka kryer veprën penale
‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Gjithashtu i akuzuari Mustafë Hyseni ngarkohet me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës zyrtare
apo autorizimit’’.
Tutje, i akuzuari Hysen Ajdini akuzohet për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’, gjithashtu ngarkohet
edhe me veprën penale ‘’Ushtrim ndikimi’’.
Pastaj, i akuzuari Sasha Spasiq akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në ndihmë,
ku ka ndihmuar të akuzuarin Bratislav Nikoliq në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit,
gjithashtu edhe i akuzuari Jadran Kosiq akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në
ndihmë, ku ka ndihmuar të akuzuarin Bratislav Nikoliq në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit.
Dhe në fund është i akuzuari Raif Bajrami i cili ngrakohet me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës
zyrtare apo autorizimit’’.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të
vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi