|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Është dhënë fjala hyrëse në rastin e njohur ‘’Brezovica’’

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas agjendës së planifikuar
sot është dhënë fjala hyrëse ndaj 12 të akuzuarve në rastin ‘’Brezovica’’.
Është vazhduar me dhënien e fjalës hyrëse nga mbrojtësit e të pandehurve, e fillimisht mbrojtësi i të
akuzuari Raif Bajrami, av. Halim Shala tha se, organi i akuzës pretendimet e veta i mbështet vetëm
në pozitën të cilën e ka mbajtur i mbrojturi i tij, si shef i sektorit për planifikim dhe urbanizëm në
Komunën e Shtërpcës. Tutje tha se, provat që prokuroria i prezenton se e ngarkojnë të mbrojturin e
tij sa i përket deklaratave të dëshmitarëve të njëjtat janë dhënë sa për të bërë hatrin prokurorisë
sepse të njëjtat nuk kanë fuqi argumentuese, se Raifi ka pranuar ryshfet për punën të cilën e ka
ushtruar në këtë sektor, andaj në këtë gjykatë do të vërtetohet se asnjë veprim i të mbrojturit të tij
nuk përbën veprë penale për të gjitha pretendimet që i ka ngritur priokuroria.
Tutje, fjalën e tij hyrëse e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Hysein Ajdini, av. Shkelzen Sopjani,
i cili ndër të tjera tha se, me qëllim të investimit i është referuar A.Q ku me të njëjtin lidh kontratë, i
mbrojturi i tij në cilësinë e investitorit dhe A.Q në cilësinë e punëkryersit do t’i kryej punimet dhe të
gjitha procedurat në lidhje me ndërtimin e hotelit. Tutje ai tha se, i mbrojturi i tij ka kryer rregullisht
pagesat për qëllime të vetëm kontraktuale, dhe se është i akuzuar e ka kuptuar përmes mediave. Në
fund tha se, çart shihet se prokuroria nuk ka kryer obligimin e saj siç para sheh KPPRK-ja pasi që në
aktakuzën e saj i referohet vitit 2014-15 nuk thotë cilën datë, as vend se ku është kryer ky veprim,
dhe në çfarë mënyre e ka kryer, dhe se në përfundim të shqyrtimit gjyqësor i mbrojturi i tij do të
shpallet i pafajshëm.
Gjithashtu fjalën e tij hyrëse e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Sasha Spasiq, av. Fanol
Krasniqi i cili ndër të tjera tha se, kjo akuzë është mjaft e rëndë ku edhe i njëjti si mbrojtës i
pamundëson mbrojtjen në raport me veprimet e Sashës mirëpo është hera e parë në karrieren e tij
ku një avokat nuk merret me veprimet e të mbrojturit të tij por merret me veprimet e një dëshmitari
bashkëpunues.
Sipas tij, prokuroria pretendon se i mbrojturi i tij është fajtor nga deklarata e një dëshmitari
bashkëpunues pa përmenduar e pa referuar për cilën deklaratë e ka fjalën, nuk mund të vërtetohet
secilin veprim e mori i mbrojturi i tij dhe se do të vërtetohet se veprimet e të mbrojturit të tij janë
inegzistente.
Më pas fjalën e tij hyrëse e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Jadran Kosiq, av. Blerim
Prestreshi, i cili tha se, gjykata do të vëretetoj se arsyja pse kemi një mospërputhje në mes të
arsyetimi me 5 rreshta nga një dispozitivi gjysëm faqe është fakti se nuk ka prova evidente dhe të
prekshme për të cilat do të mund ta vërtetonin dsipozitivin e akuzës. Gjithashtu ai tha se, gjykata
gjatë këtij procesi gjyqësor nuk do të mund ta vërtetoj as qëllimin e motivin e të mbrojturit të tij në
kryerjen e veprës për të cilën akuzohet. Tutje tha se, e gjithë akuza ndaj klientit të tij është e
ndërtuar në kuadër të deklaratës nga një i pandehur i shëndrruar në dëshmitar bashkëpunues për
statusin e të cilit do të vërtetohet që ka të bëjë me faktin se një dëshmi e tillë duhet të shpallet provë
e papranueshme. Në fund tha se, gjykata fare lehtë do të vërtetoj pafajësinë e klientit të tij.
Dhe në fund, fjalën e tij hyrëse e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akzuarit Arben Çitaku, av. Besnik
Berisha, i cili ndër të tjera tha se, i mbrojturi i tij është mbajtur në paraburgim deri në vendim të
Gjykatës së Apelit për një krim që se kreu kurrë. Se i mbrojturi i tij nuk kreu krim kurr do të provohet
duke filluar nga vet pretendimi i aktakuzës dhe prokuroria përkundër hetimeve afatgjata masave të
fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, shumë nga to të kundërligjshme e kundër përsonave që nuk e
merituan, si dhe vet pretendimi se Arben Çitaku shkeli një varg ligjesh por asnjë nga to prokuroria
nuk arriti ta paraqes me nen të veçantë, me paragraf të veçantë me dëmë apo dëmtim me dobi
pasurore për vete apo tjetrin. Në fund tha se, Arben Çitaku si rezultat i gënjeshtrave dhe trillimeve që
u shiten në prokurori në fund të këtij procesi besojnë fuqishëm që do të marr drejtësi dhe apeli i tyre

do të jetë për mundësi të barabarta gjatë gjykimit, për mundësi të ekzaminimit të dëshmitarëve në
kushte të njëjta me prokurorinë dhe të marret një verdikt që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza.
Kujtojmë që sipas aktakuzës janë të akuzuar 12 persona për vepra të ndryshme penale.
I akuzuari Bratislav Nikoliq ngarkohet për 28 vepra penale, ku 9 prej tyre janë vepra penale të
‘’Keqpërdorimit të pozitës apo të autoritetit zyrtar’’, 9 dispozitiv për veprën penale ‘’Marrje ryshfeti’’, 9
dispozitiv për veprën penale ‘’Ushtrim Ndikimi’’ si dhe, i njëjti është i akuzuar edhe për veprën
penale penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
I akuzuari Dimitrije Recicevic, është i akuzuar për 3 vepra penale të ndryshme me gjithsej 11
dispozitiv. Për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar’ ka 9 dispozitiv, i njëjti
gjithashtu akuzohet edhe për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ si dhe është i akuzuar edhe për
veprën penale penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Sa i përket të akuzuarve Dimitrije Recicevic, Hysen Bajrami dhe Dragomir Milosavleviq në
bashkëveprim, si persona zyrtar në pozita të ndryshme, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare
në pajtim me nenit 24 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor
dhe Ndërtimit nr.04/L-175, ku me veprimet e tyre në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Marrja
e ryshfetit nga neni 428 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
I akuzuari Sasha Milosavleviq akuzohet për veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ edhe për veprën
penale ‘’Ushtrim ndikimi’’ si dhe, për veprën penale penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim
të paautorizuar të armëve’’.
Pastaj i akuzuari Arben Çitaku, akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit
zyrtar’’ si dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontrolle ose në posedim të paautorizuar të
armëve.
Më pas i akuzuari i radhës është Bedri Halimi, i cili me veprimet e tij ka kryer veprën penale
‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Gjithashtu i akuzuari Mustafë Hyseni ngarkohet me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës zyrtare
apo autorizimit’’.
Tutje, i akuzuari Hysen Ajdini akuzohet për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’, gjithashtu ngarkohet
edhe me veprën penale ‘’Ushtrim ndikimi’’.
Pastaj, i akuzuari Sasha Spasiq akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në ndihmë,
ku ka ndihmuar të akuzuarin Bratislav Nikoliq në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit,
gjithashtu edhe i akuzuari Jadran Kosiq akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në
ndihmë, ku ka ndihmuar të akuzuarin Bratislav Nikoliq në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit.
Dhe në fund është i akuzuari Raif Bajrami i cili ngrakohet me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës
zyrtare apo autorizimit’’.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të
vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter