|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon gjykimi ndaj ministres Donika Gërvalla për mos deklarim të pasurisë

Në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot me datë 11 nëntor ishte paraparë të mbahet gjykimi ndaj ministres së punëve të jashtme Donika Gërvalla – Schëartz e cila po akuzohet për veprën penale të Mos deklarimit të pasurisë.

Mirëpo kushtet për mbajtjen e seancës nuk u plotësuan për shkak të mungesës së të akuzuarës për të cilën u arsyetua avokati i saj, Arianit Koci, i cili tha se e njëjta ndodhet në një udhëtim zyrtar në Zagrep të Kroacisë.

Në seancë prezent ishin Prokurori i rastit Paulin Pashku, avokatja Saranda Keqekolla – Sadiku dhe Arianit Koci si mbrojtës të të pandehurës dhe përfaqësuesja e AKK Qëndresa Berisha. Ndërkaq rasti po trajtohet para gjyqtarit të vetëm gjykues Dibran Jusufi.

Prandaj, seanca e radhës në këtë çështje penale u caktua për datën 19 nëntor nga ora 9:00.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës me datë 31 janar të vitit 2023 me ç’rast të njejtën e ka ngarkuar me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter